Akademi përkujtimore për dëshmoret e Pejës

Për dëshmorët e rënë gjatë pasdites është mbajtur edhe një akademi përkujtimore, ku morën pjesë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri.
Duke folur në akademi Haradinaj tha dëshmorët nuk e kanë falë lirinë dhe se për ta fituar atë është dashur të bëhet shumë mund.
Sipas Haradinajt, vepra e tyre mbetet një udhërrëfyes për punën e përditshme të atyre që janë gjallë.
“Edhe në ditët e sotme ka, ka pasur, dhe do të ketë mjegull dhe njerëzit që e përhapin mjegullën,. Por çdo herë shqiptaria dhe Kosova ka pasur njerëz që kanë qenë roje të vërtetës. Edhe ata nuk kanë lejuar asnjëherë, askënd kurrë që mjegulla të triumfojë”, ka thënë Haradinaj.
E, për kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxhiri, dëshmorët e rënë në këto fshatra, do të mbesin gjithmonë në shërbim të lirisë dhe sipas tij dëshmorët dhe martirët që kanë hyrë si fisnik në kujtesën e popullit, nuk guxojnë të mungojnë në mësimet historike.
“Ata e kanë kryer detyrën njerëzore ndaj atdheut, ndaj popullit dhe ndaj zotit. Atyre su duhet shënime përvjetorësh e as akademi përkujtimore, por ne kemi nevojë për to. Të gjallët dhe brezat që do të vijnë kanë nevojë që ti përkujtojnë këta martirë në këto akademi përkujtimore”, ka thënë Muhaxhiri.
Gjatë ditës, në fshatin Qyshk, Pavlan, Zahaq e Llabjan janë bërë edhe homazhe. /Telegrafi/




















































