Site icon Telegrafi

Si të hani në mënyrën e duhur mishin e pjekur dhe a ndihmon soda e bukës dhe pijet e gazuara?

Ajo që të gjithë e bëjmë çon në një problem të madh – hipertensioni dhe yndyrat

Sezoni i festave ka arritur dhe me të edhe ushqimi i pasur i cili kryesisht është i pashëndetshëm. Tavolina është shpesh e plot me artikuj dhe specialitete të hershme, posaçërisht me mish të pjekur.

E para, sapo të zgjoheni në mëngjes, hani kafjallin, dhe kështu do të shmangni ngopjen e tepërt gjatë ditës.

Pjata të rregullta, racione të vogla, pesë racione – tri bazike dhe dy mesracione – kjo është e vetmja mënyrë që të mos e teproni me ushqim., transmeton Telegrafi.

Problemi mund të ndodhë nëse e teprojmë në sasi, andaj ngrënia e me masë është kryesorja. Nëse e teprojmë, mund të ndodhë ngritje e presionit të gjakut, kolesterina, dhe këto me vete sjellin një rrezik të madh.

– Problemet ndodhin nëse ulemi dhe e teprojmë me mish, atëherë ato hilomikrone të yndyrës mund të shtresohen në enët e gjakut, do të ndodhë hipertensioni, do të ndodhë ngritje e kolesterinës dhe kjo mbart me vete një rrezik të madh, thonë nutricionistët.

Nëse hamë tepër për Vitit të Ri, nuk është gjë e tmerrshme nëse, pastaj, të nesërmen vazhdojmë dietën tonë “normale.

Nutricionistët shpjegojnë edhe faktin nëse soda e bukës dhe pijet e gazuara e bëjnë tretjen më të lehtë, siç mendojnë shumë.

– Të flasim në gjuhën popullore, për stomakun është njëlloj si kur derdhim diçka të yndyrshme dhe mbi të shtojmë thartinë. Ai do ta marrë atë, por llumi do të mbetet. Kështu depozitohen këto helme edhe në trupin tonë kur pimë pije të gazuara. /Telegrafi/

Exit mobile version