Lothar Matthaus ka kritikuar paraqitjet e ish-mbrojtësit të Napolit, Kim Min-jae transferimi i të cilit kushtoi shumë për bavarezët, me klubin gjerman që tashmë po vlerëson mundësinë për të nënshkruar me Jerome Boateng si lojtar i lirë për të përmirësuar vijën e mbrojtjes.
Bayern pagoi një shumë prej 50 milionë eurosh për të aktivizuar klauzolën e lirimit të Kim këtë verë, duke e joshur atë vetëm një sezon pasi Napoli u kurorëzua kampion i Serie A për herë të parë në më shumë se 30 vjet.
Pëkundër faktit që Bayern momentalisht pozicionohet në vendin e tretë në Bundesligë, ka ende vend për përmirësim në fazën e mbrojtjes nëse ata dëshirojnë të rikthehen të dominojnë përsëri në Gjermani.
Kampionët gjermanë kanë mbajtur vetëm dy porta të pastra nga shtatë ndeshjet e tyre të para në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve deri më tani, me Thomas Tuchel që është ende në kërkim të katërshes perfekte në mbrojtje.
Megjithatë, pavarësisht tendencës së Tuchel për të zgjedhur Kim si titullar, Matthaus beson se koreano-jugori aktualisht nuk po luan me të njëjtin standard që tregoi në Serie A.
“Kim nuk shkëlqeu kundër Leipzig, duke pasur vështirësi në duel kundër Opendas. Ai është një faktor pasigurie për Bayernin. Nuk kam asgjë kundër lojtarit, por ai ende nuk i ka përmbushur pritshmëritë, duke pasur parasysh atë që bëri gjatë kohës që ishte në Itali”, ka thënë Matthaus në një intervistë për Sky Sport Germany.
Ndërkohë, raportet e fundit nga Gjermania sugjerojnë se Bayern mund të sjellë në ekip ish-qendërmbrojtësin Jerome Boateng, për të ofruar përvojë dhe udhëheqje në vijën e mbrojtjes në mungesë të kapitenit Manuel Neuer./Telegrafi/