LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Sot testohen edhe 60 persona për coronavirus

Ahmeti: Sot testohen edhe 60 persona për coronavirus

Mbrëmë janë konfirmuar tri raste të reja me koronavirus në Prishtinë, të  cilat janë raste kontakti që  kanë dalë nga një klinikë private në Prishtinë dhe për këtë, sot do të testohen edhe mbi 60 persona të cilët kanë pasur kontakte me personat e infektuar.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se rastet pozitive të ditëve të fundit janë të gjitha nga një klinikë private gjinekologjike në periferi të Prishtinës.

Postimi i Ahmetit:


“Tani kemi pak më shumë informata.

Rasti i djeshëm në Prishtinë dhe rastet e tjera sot jo vetëm në Prishtinë janë të gjitha nga një klinikë private gjinekologjike në periferi të Prishtinës. Pra edhe rasti i Obiliqit, Klinës dhe Gjilanit janë ose punëtorë ose familjarë të punëtorëve të Klinikës. Punëtorët shëndetësorë kanë pas të drejten e lëvizjes gjate pandemisë. Një numër i tyre punojnë edhe në institucionet publike shëndetësore.

Nesër do të bëhen mbi 60 testime të kontakteve të këtij rasti. Edhe këtë sfidë do ta kalojmë e ne si Komunë presim rekomandimet e IKSHP dhe Ministrisë së shëndetësise për izolimet e këtyre rasteve dhe ndalimin e përhapjes së virusit.

Këto raste të reja na tregojnë rrezikun që e kanë punëtorët shëndetësorë në punln e tyre.

Mos harroni në këtë fazë, së paku deri ta kuptojmë dhe kufizojmë edhe këtë rritje mos dilni pa nevojë dhe gjithmonë mos e harroni MASKEN dhe DORËZAT.

Prishtinë e Kosovë, ta kalojmë edhe këtë sfidë!

???

#rriNshpi

P.S. Detajet e tjera edhe për klinikën edhe detajet shëndetësore, origjinën dhe si ka ardh deri te kjo i japin IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori