LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Kam përmbushur më shumë se gjysmën e premtimeve

Ahmeti: Kam përmbushur më shumë se gjysmën e premtimeve

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është i bindur se në mandatin e tij, deri tash ka përmbushur më shumë se 50 për qind të premtimeve elektorale.

Në “038” të KTV-së, Ahmeti ka thënë se i kanë mbetur ende pa përmbushur premtimet për autobusët e ato për 24 orë pa ndërprerë ujë.

“Deri në fund të vitit në Prishtinë do të ketë ujë 24 orë”, ka thënë Ahmeti, teksa është shprehur skeptik se do të arrijë të përmbush këtë premtimin e parë.


“Jam skeptik që projekti i autobusëve do të përfundojë deri në fund të mandatit”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, që prej nisjes së mandatit, është përmirësuar gjendja në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Ahmeti ka thënë gjithashtu se Prishtina ka nevojë për shkolla të reja, por nuk ka buxhet për to. E ku ka numëruar projektet e papërfunduara ka përmendur edhe kompletimin e kanalizimit, ndërtimin e kolektorit në Kalabri.

“Synohet që të gjitha këto, të përfundojnë deri në fund të mandatit, 2017”, ka thënë Ahmeti.

Veç kësaj, Ahmeti ka thënë se Prishtina është e vetmja komunë në Kosovë dhe Ballkan, që i ka të gjitha të dhënat e integruara në Sistemin Invormativ Gjeografik.

“Deri në përfundim të mandatit, komuna do të kalojë në aplikimin online për lejet”, ka thënë Ahmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori