Ahmeti: 2018-ta do të jetë vit i pastrimit të qytetit

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë sot se 2018-ta do të jetë vit i pastrimit të qytetit.
Ai bëri të ditur se të hënën kanë pastruar deponinë në "Kolovicë".
"Vazhdojmë me pastrimin e deponive joformale. Dje në Kolovicë te Shkolla e vjetër pastruam një deponi të tillë. Lusim banorët për të na ndihmuar në identifikimin e atyre që hedhin mbeturina gjithandej. Viti 2018 do të jetë vit i pastrimit të qytetit", shkruan Ahmeti në Facebook.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































