Sulmuesi i Dukagjinit, Ahmed Januzi është shpallur futbollisti më i mirë i javës apo ‘Ylli i javës’ nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Januzi shënoi golin e parë në fitoren 2-1 të Dukagjinit ndaj Dritës në ndeshjen e javës së shtatë në BKT Superligën e Kosovës.
Goli dhe paraqitje pozitive në këtë fitore të madhe, të parën për klubin nga Klina këtë sezon, kanë bërë të Januzi të shpërblehet.
Është FFK që në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) e kanë shpallur Januzin ‘ylli i javës’.
Njoftimi i plotë nga FFK
Ahmed Januzi, YLLI I JAVËS
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“YLLI I JAVËS” i xhiros së 7-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti Ahmed Januzi i Dukagjinit.
Januzi, përveç golit të shënuar, me paraqitjen e tij kontribuoi që skuadra e tij t’i gëzohet fitores në përballje me FC Drita.
Kjo ishte fitorja e parë e FC Dukagjini në këtë edicion të BKT Superligës 2021/22.
Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës nga Klina e dorëzoi Liridona Palushaj, asistent specialiste për shërbime të klientëve, në BKT, dega Prishtinë.
/Telegrafi/