Site icon Telegrafi

Agrumet dhe mollët mund ta përkeqësojnë problemin e fryrjes së barkut

(Foto: Pexels)

Dispepsia shoqërohet me ndjenjën e fryrjes dhe inflamacionit në zonën e barkut. Shpesh ndiheni të fryrë, veçanërisht pasi keni ngrënë një lloj të caktuar ushqimi.

Një bark i fryrë është rezultat i shprehive të këqija të ushqyerjes – pra ndiqni një dietë të pasur me miell dhe yndyrë.

Për ta luftuar në mënyrë efektive këtë sëmundje të zakonshme, ne synojmë të rekomandojmë disa ushqime të përshtatshme për këtë rast të veçantë. Ato do t’ju sjellin dobi të madhe dhe do t’ju ndihmojnë ta rivendosni funksionimin optimal të sistemit të tretjes.

Lexo po ashtu Fryrja e barkut - një ndjesi e pakëndshme dhe bezdisëse, por si të shpëtojmë prej saj?

Fryrja dhe pesha e tepërt janë dy shqetësime të zakonshme shëndetësore me të cilat përballen shumë njerëz. Fryrja, shpesh e shkaktuar nga mbajtja e tepërt e gazit ose e ujit, mund të jetë e pakëndshme dhe të ndikojë në besimin e një personi.

Sipas dietologes Caroline Farrell, njerëzit që vuajnë nga probleme gastrointestinale duhet ta kufizojnë marrjen e agrumeve.

“Agrumet, siç janë portokalli dhe grejpfruti, janë acidike, ndërsa aciditeti mund ta irritojë traktin tretës te disa njerëz dhe të shkaktojë shqetësim”, citon She Finds fjalët e Farrell.

Lexo po ashtu Fryrja e barkut - Mënyra të thjeshta dhe natyrale për të hequr qafe ujin e tepërt

Portokalli, grejpfruti, limoni, lime dhe mandarina – janë pjesë e agrumeve. Edhe pse të gjitha këto fruta vlerësohen për shijen e tyre freskuese dhe përmbajtjen e lartë të vitaminës C, ato mund të jenë burim i problemeve të tretjes për disa njerëz.

Mollët, me strukturën e tyre të freskët dhe shijet e ëmbla ose të tharta, janë një frut i preferuar për shumë njerëz. Derisa mollët ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore, ato ndonjëherë mund të çojnë në fryrje dhe probleme me tretjen.

Lexo po ashtu Nëse keni probleme me fryrjen dhe tretjen, kjo është pija ideale për ju: Mjafton një gotë në ditë

“Mollët janë të larta në fibra, duke përfshirë fibra të patretshme, të cilat mund të jenë të vështira për t’u tretur për disa njerëz. Ato gjithashtu përmbajnë sorbitol, një alkool sheqeri që mund të shkaktojë gazra dhe fryrje te njerëzit e ndjeshëm”, është shprehur dietologia. /Telegrafi/

Exit mobile version