LAJMI I FUNDIT:

AGNESA NË FRON!

AGNESA NË FRON!

Miss Agnesa Vuthaj, duket se e ka pushtuar fronin e bukurisë dhe bukuria e saj natyrale rri bukur në fron. Fal bukurisë së saj, Agnesa po rri gjatë në këtë fron dhe vështirë se dikush do t’ia rrëmbejë edhe për një kohë të gjatë. Ajo, ka një sharmë në të folur, një bukuri të lindur, një sinqeritet të kultivuar dhe një pamje për t’u mburrë! Froni fitohet, nuk dhurohet, prandaj mu sikur që Hyjnesha, edhe Agnesa është ngjitur në fronin e bukurisë dhe po e mban me vendosmëri.

Bisedoi: Shaqir Foniqi
Fotografitë: Ferat Bunjaku

Bukuroshja Agnesa Vuthaj, ndoshta ka ditur më së miri të ruajë titullin, të mos abuzojë me të dhe ta mbajë me krenari të qenit më e bukura e Kosovës. Të jesh e bukur, d.m.th. të jesh e përkëdhelur edhe nga Zoti, sepse bukuria lind dhe ajo pastaj mund të ruhet, ose të çoroditet. Agnesa, me dinjitetin e një femre serioze dhe të pjekur po arrin ta ruajë bukurinë dhe t’i japë kuptim asaj. Po, çka është bukuria për të, si duhet të ruhet ajo, a është bukuria edhe mallkim… për të gjitha këto, lexoni intervistën në vazhdim.


Keni shfaqur brengën se njerëzit janë të prirë për paragjykime (thashetheme) dhe përveç kësaj, ata insistojnë që ato thashetheme t’i imponojnë edhe tek të tjerët. Jeni ballafaquar dendur ju me to?
Unë dëgjoj herë pas here thashetheme nga më të ndryshmet, si për veten, poashtu më ndodh të dëgjoj edhe për të tjerët. Prandaj, edhe kam theksuar që njerëzit janë të prirur për paragjykime dhe sigurisht që për atë që thonë, duan t’i bindin edhe të tjerët, sepse vetëm atëherë e kompletojnë qëllimin e tyre. Përndryshe nuk brengosem, sepse sa më i njohur që je në një rreth, aq më shumë flasin, dhe është e pazakontë të flitet vetëm për realen.

Si iu përgjigjeni ju këtyre thashethemeve?
Nuk reagoj asnjëherë…por më ndodh shpesh të reagoj kur dëgjoj të flitet për të tjerët.

Thuhet se ’Qiellin e kthjellët nuk e godasin rrufetë“.
Thuhet se ’Qiellin e kthjellë nuk e godasin rrufetë’, por bubullimat dëgjohen edhe prej së largu… Ndonëse qielli vazhdon të mbetet i tillë, qiellor, ne jetojmë në Tokë, dhe duhet ta pranojmë që përjetojmë si diell, ashtu edhe shi, breshër, rrufe e bubullima…!

Thuhet, po ashtu se Rrufeja godet në maja, në Olimp, ose, thënë ndryshe, lisat e gjatë i rrah era?
Thuhet edhe që maja nuk ka siguri… sa më lartë që je, lëvizjet më të vogla të tundin shumë lehtë.

Poeti i ndjerë, Beqir Musliu, e kishte një thënie: ’Bukuria e ka edhe të zezën e vet’? A pajtoheni ju dhe a e keni provuar në lëkurën tënde?
Po, pajtohem plotësisht që e ka edhe të zezën, por ka aq shumë bardhësi, saqë e zeza vërehet shumë rrallë dhe shumë pak.

Çka është ajo që më së shumti iu tërheq tek njeriu (frajeri i mundshëm)?
Nuk kam një listë virtytesh, të cilat duhet t’i ketë tjetri, patjetër, për të më tërhequr, por është një fuqi e brendshme që të udhëheq drejt të duhurit.

Cili është vendi më i preferuar juaji për qetësi shpirtërore?
Bregdeti.

A do t’ia falnit frajerit tuaj (eventual), gabimet eventuale?
Të gjithë gabojmë ndonjëherë, por duhet t’i kuptojmë gabimet tona dhe t’i përmirësojmë ato. Në raste të tilla do të falja.

Nëse do t’iu jepej rasti, me kënd do të miqësoheshit nga figurat publike, çfarëdoqofshin ato?
Unë kam takuar shumë figura publike, qoftë nga këtu, gjithashtu edhe në shumë vende të botës që kam udhëtuar, si të artit, poashtu edhe të politikës e biznesit dhe, ndër ta ka të tillë që më kanë lënë përshtypje të jashtëzakonshme dhe më kanë bërë të kuptoj që fama dhe suksesi nuk janë të rastësishme.

Cila është formula juaj për një dashuri platonike?
Mendoj që ka kaluar koha e dashurisë platonike, nuk duhet të përdorim formula për apo në dashuri. Thjeshtë, dashuria është ose nuk është.

A keni ndonjë dëshirë që nuk e keni realizuar ende?
Kam dëshira të fshehura thellë brenda meje, që shpresoj një ditë të realizohen.

Ku e shihni veten më të suksesshme, në modelizëm, në politikë, në shërbimet publike, në spektakle?
Edhe pse kam studiuar Shkenca Politike, akoma nuk kam provuar të merrem direkt me politike, prandaj e shoh veten më të suksesshme në profesionin tim që vazhdoj ta ushtroj, modelizëm dhe spektakle.

A jeni e lumtur, çka është lumturia për ju dhe a ekziston për ju lumturia në shkallen që dëshironi ju?
Lumturia për mua është të ndjehesh e plotësuar dhe mund te them që jam e lumtur.

A keni monotoni në jetën tuaj?
Kam edhe momente monotonie, kur ndjehem e vetmuar.

Keni meditime, dyshime dhe ëndërrime në jetë?
Kam ëndrra dhe përpiqem t’i ndjek ato, e në atë rrugë sigurisht përballem edhe me dyshime, por vjen edhe koha e vendimit dhe jetësimit të tyre.

A mendoni se jeni e përkryer në bukuri dhe deri ku shkon fantazia juaj?
Unë ndjehem mirë me pamjen time dhe jam e lumtur me këtë bukuri që e kam. Fantazia ime shkon shumë larg, por për atë që nuk e kam.

Përballeni me konkurrencën, por duhet se po e sfidoni me sukses. Ku qëndron misteri i bukurisë suaj?
Misteri ekziston, por nëse e them, pastaj s’do të jetë më mister.

Duket se nuk ka rëndësi vetëm pamja e jashtme, por edhe bukuria e brendshme. Na bëhet se ju i keni që të dyja këto virtyte?
Bukuria e brendshme e kompleton pamjen e jashtme.

Ku i kaluat pushimet e verës dhe me kënd?
Pushimet i kam filluar në Turqi me prindërit e mi, për të vazhduar më vonë pushime disa-ditore në Maqedoni, Mal të Zi dhe Shqipëri bashkë me shoqe, motrat dhe mbesat e mia.

A keni hamendje në jetë?
Ndodh të kem edhe hamendje në jetë, por arrij të fokusohem dhe të qartësoj dëshirat dhe qëllimet e mia. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Kalo në kategori