LAJMI I FUNDIT:

AGK përmes aksionit ‘Fol mos u tut’ kundërshton tendencat e kufizimit të lirisë së shprehjes

AGK përmes aksionit ‘Fol mos u tut’ kundërshton tendencat e kufizimit të lirisë së shprehjes

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin për Mediat e Shkruara të Kosovës dhe të përkrahur nga organizata të shoqërisë civile organizuan një aksion protestues në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit para objektit kryesor të qeverisë në sheshin ”Skënderbeu” në Prishtinë.

‘Fol mos u tut’ është motoja e aksionit e që për qëllim ka kundërshtimin e tendencave për të kufizuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në këtë protestë po ashtu është ngritur zëri kundër mosndëshkueshmërisë nga sistemi i drejtësisë ndaj rasteve të sulmeve fizike dhe kërcënimeve me jetë ndaj gazetarëve dhe profesionistëve tjerë medial.


Komuniteti i gazetarëve po ashtu ka protestuar kundër censurës, për kushte më të mira të punës dhe për qasje me kohë në informacione nga institucionet publike.

Që nga janari deri në fund të prillit 2017, AGK ka evidentuar shtatë raste të kërcënimeve verbale ndaj gazetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori