LAJMI I FUNDIT:

Agjencia amerikane nis hetimin për automjetet Tesla pas rrëzimit të timonit në dy makina

Agjencia amerikane nis hetimin për automjetet Tesla pas rrëzimit të timonit në dy makina

Administrata amerikane Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) tha të mërkurën se po hap një hetim paraprak për 120,000 automjete Tesla Model Y të vitit 2023, pas dy raportimeve të rrëzimit të timonit gjatë vozitjes.

Rregullatori amerikan i sigurisë së automjeteve tha se timoni në të dy automjetet, të cilat kishin një kilometrazh të ulët, u shkëputën plotësisht, transmeton Telegrafi.

Agjencia po hap një hetim paraprak për të vlerësuar “fushën, frekuencën dhe proceset e prodhimit të lidhura me këtë problem”.


Hetimi është një hap i parë përpara se NHTSA-ja të mund të kërkojë një tërheqje. /Telegrafi/