LAJMI I FUNDIT:

Afganistani në DokuPhoto

Afganistani në DokuPhoto

Hamami i madh i Gazi Mehmed Pashës në Prizren përsëri shërbeu si vend ekspozues i DokuPhotos, aktivitetit tradicional të fotografisë i cili i paraprin hapjes së DokuFestit, festivalit më të njohur kosovar të filmit dokumentar dhe atij të shkurtër.

Fotografi hungarez Balazs Gardi dhe ai amerikan Teru Kuwayama ekspozuan sëbashku fotografitë e realizuara në Afganistan. Kjo është hera e dytë që fotografi hungarez Gardi është i pranishëm në DokuFoto me një përmbledhje të punës së tij e cila i solli atij vendin e parë në World Press Photo – çmimin më prestigjioz në botën e foto-gazetarisë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15 gusht në Prizren, ndërsa duke filluar nga 1 shtatori ajo do të zhevdnoset në Prishtinë.

Veton Nurkollari menaxheri i DokuPhotos tha se dy autorët gjatë qëndrimit të tyre në Afganistan kanë realizuar punimet që reflektojnë ngjarjet dhe dëshmitë e realitetit të rëndë jetësor në këtë shtet aziatik. /Telegrafi/