Afganistan: Shmanget shpërthimi i kamionit-bombë

Raportohet se sulmi ishte planifikuar nga rrjeti Haqani, që ka lidhje me Al-Qaedan si dhe nga udhëheqësit talibanë me seli në Pakistan, edhe pse nuk dhanë ndonjë provë konkrete.
Autoritetet thanë se kamioni ishte zbuluar në fillim të kësaj jave në lindje të Kabulit.
Siç transmeton Rel, aty thuhet se kishte municion për të shkatërruar “një zonë me diametër prej 1.5 kilometrash”.
Forcat e sigurisë i vranë pesë të dyshuar dhe i arrestuan dy të tjerë. Lajmi për komplotin vjen një javë pasi një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Kabul.
Sulmi vrau nëntë vetë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel ishte për vizitë në një bazë të NATO-s pranë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/03/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































