Afganistan: Dy motra vetëvriten me helme minjsh

Ajo është vetëvrarë me helm minjsh për shkak se “kishte shkuar larg”, kishte rënë në dashuri.
Motra e saj më e madhe, 25 vjeçarja, Fareba, me të kuptuar ngjarjen ishte munduar të mbante fshehtë dhe të ndihmonte të motrën, transmeton KP.
Por tentativa e saj për të ndaluar komunikimin e Nabilës me të dashurin ishte e kotë. Ngjarja përfundoi tragjikisht, kur të dyja vajzat u gjetën të vdekura.
Nabila, kishte marrë helm minjsh për të frikësuar të motrën dhe familjen pa menduar të vetëvritej vërtetë. Kur e kishte parë në atë gjendje Fareba, bazuar në ndjenjën e fajit kishte marrë helm minjsh gjithashtu.
Sipas policisë rajonale, numri i vetëvrasjeve në Afganistan po rritet me shpejtësi shumë të madhe. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/03/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































