Affleck , regjisor dhe aktor kryesor në filmin “Argo”

Ylli i filmit “Armageddon”, i cili pritet ta bëjë regjinë e filmit, thuhet se e ka caktuar veten në rolin e ekspertit të CIA-s, i cili po mundohet të nxjerrë gjashtë amerikanë që fshihen në ambasadën e Kanadasë në Iran.
Gjashtë karakteret janë të maskuar si ekip hollivudian që xhirojnë një film të quajtur “Argo”.
Affleck, i cili ka bërë regjinë e filmave “The Town” dhe “Gone Baby Gone”, ka angazhuar John Goodman dhe Alan Arkin që t’i ndihmojnë në realizmin e filmit, ndërsa George Clooney dhe Grant Heslov do të jenë producentët e tij. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































