LAJMI I FUNDIT:

Afërsia dhe interneti nuk shkojnë bashkë!

Afërsia dhe interneti nuk shkojnë bashkë!

Njohja përmes internetit mund të duket më intensive dhe të ndodhë shumë më shpejt sesa që do të ndodhte me mënyrën klasike të flirtimit. Megjithatë afërsia dhe dashuria e vërtetë nuk vijnë përmes mesazheve.

Afërsia dhe interneti duket që megjithatë nuk shkojnë bashkë. Veronica M. Scott terapiste familjare dhe kolegët e saj nga University of Central Florida, kanë konstatuar se, personat të cilët i afrohen njëri-tjetri drejtpërsëdrejti (në jetë të vërtetë) kanë dukshëm më shumë sukses në fushën e dashurisë dhe afërsisë, sesa çiftet të cilat “kalojnë” përmes internetit.

Pos kësaj njerëzit të cilët mbështeten në komunikim nëpërmes teknologjisë kanë rezultate të dobëta, sa i përket afërsisë, në të gjitha marrëdhëniet ndër-njerëzore.

Të kesh monitor, e jo fytyrë të njeriut para vetes, mund të zbus merakun, andaj disave iu duket mënyrë më tërheqëse e njohjes me persona të ri, mirëpo personat të cilët luftojnë me të gjitha fazat e afrimit me të tjerët, zhvillojnë aftësi për të marrë dhe mbajtur afërsinë.