Koha po e bënë të veten. Për shkak të shkurtimeve buxhetore që i ka paraparë Qeveria Italiane, është propozuar transferimi i aeroportit ushtarak të Gjakovës nga Ministria e Mbrojtjes Italiane tek autoritetet vendore, gjegjësisht në Qeverinë e Kosovës. Ajo këtë kërkesë e ka miratuar në mbledhjen e fundit të saj (26 mars 2013), me propozimin e ministres së Tregtisë dhe Industrisë për formimin e një Komisioni për transferimin e aeroportit ushtarak të Gjakovës.
Në ketë mbledhje, sipas mjeteve të informimit, ishte një deklaratë e pamatur e ministrit të FSK-së, Agim Çeku. Ai e kontestoi kërkesën dhe tha se “ndoshta ministria e Planifikimit Hapësinor do të propozojë ta rrënojë krejt dhe t’i kthejë në ara si ka qenë më herët”. Kjo tregon se ministri ynë as që e ka shfletuar e jo më lexuar “Planin Hapësinor të Kosovës 2011-2020 +”, të cilin e ka aprovuar Qeveria pjesë e të cilës ishte ai, në maj të vitit 2011. Sa për rëndësinë e funksionalizimit të aeroportit, si një tërësi alternative për Kosovën – pos aspektit ushtarak dhe atij ekonomik – as që duhet diskutuar.
Nga aspekti hapësinor, kjo nyje ajrore për Kosovën, e posaçërisht për rrafshin e Dukagjinit, ka një rëndësi shumë të madhe, si në kohën e luftës ashtu edhe në kohën e paqes. Këtë e kërkon edhe “Plani Hapësinor Kosovës 2011-2020 +”, pasi ky aeroport është një pasuri e madhe për shtetin e Kosovës, posaçërisht në aspektin e zhvillimit ekonomik të rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës në kushte paqe.
Është ndërtuar shumë vite para luftës dhe ka shërbyer si aeroport bujqësor, pasi ky regjion i rrafshit të Dukagjinit ka pasur nevojë të madhe për një destinacion të tillë, si zonë atraktive bujqësor e Kosovës. Pas luftës së vitit 1999, këtë hapësirë të aeroportit ekzistues e kanë marrë në shfrytëzim – nën mbikëqyrje – forcat italiane të KFOR-it. Nga aeroporti i vjetër, pos lokacionit nuk ka mbetur asgjë. Është ndërtuar pista e re me gjatësi 1800 metra, e gjerësi 30 metra, heliodromi i ri… sipas standardeve ndërkombëtare të aviacionit. Kjo mundëson që transporti ajror të zhvillohet pa pengesa, për nevoja ushtarake apo humanitare, me aeroplanë dhe helikopterë transportues ushtarakë.
Parametrat të cilat janë përdorur për ndërtimin e aeroportit, si dhe infrastruktura përcjellëse e ndërtuar nga KFOR-i italian, lirisht mundëson transport civil të udhëtarëve, pasi për atë i plotëson kushtet teknike (natyrisht me disa modifikime të domosdoshme për aeroportet civile).
Në maj të vitit 2006 isha pjesë e një delegacioni gjithëpërfshirës, të udhëhequr nga përfaqësuesit e Ministrisë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për një vizitë pune në hapësirat e aeroportit të Gjakovës. Aty ishin edhe përfaqësuesit nga komuna. Prezantimi i gjendjes ekzistuese, si dhe synimet e Komandës ushtarake italiane, më befasuan për të mirë se çka ishte punuar dhe si po funksiononte aeroporti ushtarak si një tërësi ushtarake e NATO-s. Komandanti ishte i shqetësuar dhe i befasuar se si askush nga strukturat shtetërore nuk ishin interesuar më parë për bashkëpunim më të mire, aq më parë kur ky objekt lirisht mund të transformohet në të ardhmen në një aeroport civil për udhëtar, alternativ me të vetmin aeroport ekzistues në Kosovë atë të Prishtinës. Aeroportet janë një kusht elementar për funksionimin e një shoqërie-shteti në fushën e transportit civil ajror, të cilën Kosova me investime solide mundet ta arrijë.
Na informuan se i tërë rindërtimi dhe zgjerimi i aeroportit, nga ana e tyre, me një pistë bashkëkohore, mundëson aterrimin e të gjitha llojeve të aeroplanëve në këtë aeroport, pasi kushtet teknike dhe atmosferike e mundësojnë një gjë të tillë. Lokacioni i aeroportit të Gjakovës dallohet për atë se është zonë me më pak pengesa atmosferike (mjegull) gjatë vitit, në raport me atë të Prishtinës. Pra, ekzistojnë të gjitha parakushtet teknike dhe hapësinore që ky aeroport të transferohet në qendrën e dytë të aviacionit civil në Kosovë, si dhe të transportit ajror të mallrave dhe repro-materialeve të ndryshme, që do t’i ndihmonte me të madhe zhvillimit ekonomik të Kosovës, si edhe ma gjerë regjionit.
I entuziazmuar me të dhënat që u prezantuan në atë vizitë (maj 2006), pa rezervë ua ofrova ekspertizën time profesionale zyrtarëve komunalë që ishin prezent në aeroport, me të vetmin qëllim që sa ma parë të shfrytëzojmë ketë rast që na ofruan miqtë Italian. Në ekip e analizuam “road map-in”, apo rrugën më të shkurtër për të filluar realizimin e projektit tepër kompleks të aeroportit. Hapi i parë ishte sigurimi i mjeteve materiale për “Përpilimin e dokumentacionit investivo teknik për aeroportin civil”. Pas një pune të detajuar, e përpiluam projektin me titull: “Projekti për aeroportin e Gjakovës për komunikacion ajror civil”. Ky dokument është punuar në baza vullnetare, pa pagesë, dhe iu është dërguar zyrtarëve komunal të asaj kohe. Para tetë vitesh! Tashti, këtij dokumenti me siguri i ka ra pluhuri në sirtarët e komunës, sepse asgjë konkrete nuk është ndërmarrë për të filluar realizimin e projektit shumë të rëndësishëm për Kosovën.
Edhe një herë apeloj te faktorët vendimmarrës të nivelit lokal (komuna e Gjakovës) dhe të atij qendror (Qeveria), që ky projekt madhor mos të politizohet, si po ka tendenca këto ditë, por me seriozitetin më të madh të fillohet të punohet se si me realizua projektin e transformimit të aeroportit të Gjakovës për komunikacion civil, dhe si një alternativ pozitive për të vetmin aeroport civil që e kemi në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit