Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, është regjistruar sot (e mërkurë) zyrtarisht si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Ajo arriti që të sigurojë votat e mjaftueshme për një nga ulëset në Kuvendin e Kosovës, pas garës parlamentare, në krah të Lëvizjes Vetëvendosje.
Matoshi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook një fotografi nga momenti, kur ka nënshkruar regjistrimin si deputete në hollin e Kuvendit të Kosovës.
“Për herë të parë dhe regjistrova si deputete e kuvendit të Kosovës! Faleminderit për besimin e juaj, shpresoj për një ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët e vendit! Kofshim e dalshim faqebardhë me punë të mbara dhe suksese në të gjitha iniciativat”, ka shkruar aktorja e njohur në Facebook.
Adriana përndryshe ka një karrierë të pasur në aktrim, me shumë role filmike, teatrale e çmime të shumta në festivalet prestigjioze.
Ajo vendosi t’i futet befasishëm garës për deputete këtë vit, gjersa për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, Matoshi tha se mori ftesë nga i pari i këtij subjekti politik, Albin Kurti.
Adriana garoi në zgjedhjet e 14 shkurtit me numrin 60, e që kthyer mbrapsht i bie 06, numri që simbolizon qytetin e saj, Gjilanin, nga ku ka edhe prejardhjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Gjesti largohet nga shtëpia për shkak të lëndimit - Egli shihet në lot
‘Martohen’ Jozi dhe Loredana në Big Brother VIP Albania 4
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet