Shkruan: Kreshnik Bajraktari
Jehona mediatike për futbollistin e ri të talentuar, Adnan Januzaj, ka kaluar për nga interesi publik çdo temë tjetër shqiptare, duke marrë përmasa dhe ngjyra ndërkombëtare deri në qarqet më të larta profesioniste si dhe shtrirje masive populiste brenda një periudhe të shkurtë kohore.
Në këtë aspekt Januzajt nuk mund të mos i bëhet një analogji me heroin kombëtar të shqiptarëve Skënderbeun! Se Januzaj ashtu si edhe Skënderbeu u dalluan për mjeshtëri në fusha të shkathtësive, taktike me saktësi dhe qëndrueshmëri vepruese, megjithëse mund të duken krejtësisht të ndryshme, të pakrahasueshme apo të papranueshme për shumëkë.
Megjithatë ka argumente në të cilat gjen mbështetje një krahasim i tillë. E para, Januzaj, njëjtë si Skënderbeu nga gjaku shqiptar, u formësua dhe aftësua në një vend të largët dhe të huaj ku iu dha mundësia për të arritur përsosmëri profesionale. Pikërisht, këto rrethana paraqesin edhe thelbin rreth pikëpyetjes identitare që e kushtëzon së fundmi Januzajn për të marrë një vendim përcaktues madhor rreth të ardhmes së tij.
Ashtu si edhe Skënderbeun, të cilin e pretendojnë jo pak kombe të mëvonshme rreth e qark Ballkanit për të bëmat e tij, Januzaj kërkohet nga gati të gjitha ish-Republikat Jugosllave me pretendime e premtime të ndryshme banale dhe deri te shteti trashëgimtar i Perandorisë së madhe të dikurshme Osmane për dhe kundër së cilës luftoi suksesshëm, strategu mesjetar shqiptar. Këtu pa përjashtuar shtetin e lindjes Belgjikën, ku u zhvillua dhe u rrit talenti i futbollit modern, si dhe as shtetin ishullor Anglinë, për ekipin kampion të të cilit luan ai aktualisht.
Çështje identiteti, perceptimi dhe përcaktimi
Sociologët dhe antropologët të cilët merren me çështjen e identitetit e konsiderojnë atë pjesë të zgjedhjeve personale e kolektive duke vënë në pah mundësinë e ekzistencës së shumë identiteteve të njëkohshme. Në këtë pikë dualizmi nominativ i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut flet shumë për fluiditetin identitar, ashtu si dhe shtetësia belge, edukimi evropian dhe prejardhja etnike – kulturore shqiptare e Adnan Januzajt, që të gjitha mund të shërbejnë si model ilustrues perfekt i teorive moderne për identitetin. Shqiptarët në përgjithësi kanë arritur të zotërojnë dhe të trashëgojnë shumësi identitetesh duke e ruajtur thelbin kombëtar gjë që duhet vlerësuar si përparësi e begati dhe e jo dobësi.
Fatmirësisht, Januzaj për dallim prej Skënderbeut dikur, nuk ka nevojë të shfaqë aftësitë e tij elegante në fushën e kuqe të betejës por në fushën e blertë të futbollit, sportit më të popullarizuar në botë që ka marrë status kulti për masat, me anë të të cilit matet jo vetëm statusi i përgjithshëm i zhvillimit, por më tepër krenaria kombëtare e shteteve. Sportet e sotme dhe shpirti garues janë matësi i gjendjes dhe barometër i atmosferës politike, ekonomike, shoqërore të kombeve – shteteve, moralisht i pranueshëm në shkallë globale.
Rrethanat aktuale të zhvillimit, komunikimit dhe arritjeve të gjithëmbarshme shoqërore, njerëzore kërkojnë që një lojtar i madh premtues të përcaktojë rregullat e angazhimit të vet në futboll mbi parime të mirëfillta, përkundër vështirësive në dukje të paarritshme, përplot pengesa burokratike, arsye për të zgjedhur rrugë më të lehta, kushte dhe gjithçka tjetër.
Prandaj, e drejta e zgjedhjes dhe e vendosjes i takon vetëm atij, Januzajt, i cili duhet të marrë një vendim jo të lehtë, por të urtë duke mos e dëmtuar askënd e aq më pak veten e tij. Dhe këtu mund t’i hyjë në punë, prapë Skënderbeu i cili në fushën e betejës kishte lënë gjithë privilegjet perandorake për t’u bërë përgjithmonë i pavdekshëm në historinë dhe në shpirtin krijues të kombit shqiptar dhe më gjerë.
Kështu, Adnan Januzaj mund të bëhet një hero modern i futbollit kombëtar dhe ndërkombëtar njëkohësisht, një idhull i respektuar si është Lionel Messi për Argjentinën dhe botën mbarë. Ai siç ka ditur të zgjedhë me sukses qëndrimin tek ekipi kampion i Anglisë, Manchester United, përkundër presioneve publike mediale dhe ofertave atraktive prej të gjitha anëve, duhet të jetë i vendosur t’i qëndrojë besnik kombëtares shqiptare, e cila në të ardhmen mund t’i japë atë që asnjëherë ndonjë kombëtare tjetër konvencionale nuk do të mund t’i ofrojë, identitetin dhe krenarinë e vërtetë kombëtare duke e zënë vendin që i takon në historinë e futbollit kombëtar. Heshtja e deritanishme e tij shkon në favor të kësaj zgjidhjeje duke nënkuptuar qëndrimin dhe karakterin e fortë prej njeriu modest dhe profesional, i cili kur e thotë fjalën atë e bën me vendosmëri të prerë dhe të qëlluar.
Sido që të bëhet, Januzaj pra e ka një mundësi të artë që të zë vendin e merituar në kombëtaren shqiptare duke dhënë mjeshtërisht më të mirën prej vetes, ashtu si ai di të jetë në fushën e futbollit. Nëse për çfarëdo arsyeje ndodh ndryshe, prapëseprapë ai nuk duhet të shihet tradhtar për faktin se ekzistenca e tij u shkon për nder shqiptarëve kudo janë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri