LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Shkolla është institucioni kyç për zhvillimin e mendimit kritik dhe shkrim-leximit të medias

Ademi: Shkolla është institucioni kyç për zhvillimin e mendimit kritik dhe shkrim-leximit të medias

“Mendimi kritik është veçanërisht e rëndësishme të zhvillohet te nxënësit që nga mosha më e hershme, për shkak se vetëm kështu do të rriten në individë dhe breza të tërë që mund të jenë korrektues të gjendjes aktuale në të gjitha sferat e shoqërisë dhe do të jenë krijues të drejtpërdrejtë të ndryshimeve për të nesërme më të mirë”.

Këtë e tha sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi i cili bashkërisht me ambasadorin Samuel Zhbogar morën pjesë në panel diskutimin “Si të informosh dhe të jesh i informuar”, e cila u mbajt në Tetovë, në organizimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Adem tha se zhvillimi i kreativitetit dhe mendimi kritik tek të rinjtë, si dhe ngritja e shkrim-leximit medial, e madhe është ndikimi i familjes dhe rrethit ku jetojnë, por megjithatë shkolla është institucioni kyç që e nxit mendimin individual dhe ndërtimin e qëndrimit personal, si dhe shmangja e përdorimit të gjuhës së urrejtjes, njohjen e vërtetë dhe eliminimin e informacionit të rremë dhe të ngjashme.

“Tashmë zbatohet strategjia e re për zhvillimin e arsimit me afat të realizimit deri në vitin 2025 e cila i përkushtohet këtyre segmenteve. Me ndjekje dhe zbatim të standardeve bashkëkohore arsimore për ligjëri, do të jenë të kënaqshme edhe standardet për zhvillimin e mendimit kritik dhe nxitjes së shkrim-leximit medial tek të rinjtë”, tha Ademi duke shtuar se posaçërisht është e rëndësishme kontributi i mediave dhe organizatave qytetare, që organizojnë ngjarje të këtilla, që siç tha Ademi, marrin pjesë në ngritjen e ndërgjegjes dhe në bashkimin e forcave për arritjen e qëllimit, dhe kjo është ndërtimi i rinisë e cila mendon në mënyrë kritike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori