Ademi: Maqedonia është e gatshme dhe e aftë të realizojë reformat e duhura

Zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, mori pjesë në takimin joformal të ministrave për çështje Evropiane në Valetë, Maltë, organizuar në kuadër të presidencës së Maltës me Këshillin e Bashkimit Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë takimit përfaqësuesit e vendeve kandidate kishin mundësi të paraqesin qëndrimet e tyre para kolegëve tjerë të vendeve anëtare të BE-së. Zv. kryeministri Ademi theksoi se Republika e Maqedonisë është e përgatitur të bashkëpunojë me Maltën dhe me Bashkimin Evropian, si partner i saj i dëshmuar, në luftën kundër çdo kërcënimi që mund të shfaqet në kufirin tonë apo në kufijtë e jashtme të BE-së.
“Roli ynë konstruktiv në mbylljen e rutës së Ballkanit perëndimor për migrantët ilegal, është shenjë e qartë se mund të punojmë bashkërisht në mënyrë të koordinuar për të mirën e qytetarëve tanë dhe qytetarëve të Bashkimit Evropian” theksoi Ademi.
Më tej, Ademi tha se procesi i zgjerimit duhet të rikthehet në agjendën e BE-së si urgjent dhe i nevojshëm, njëkohësisht institucionet e BE-së duhet të përcjellin mesazh të qartë dhe bindës qytetarëve të Bashkimit Evropian për dobitë e shumta, direkte dhe indirekte, nga procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Kemi dëshmuar se jemi të gatshëm dhe të aftë të realizojmë të gjitha reformat e duhura nëse na jepet mundësia” – theksoi Ademi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet