Pas lansimit të videos muzikore, “Trimit tim”, e cila i kushtohet ish- të dashurit të saj Triumf Riza, Adelina ka lëshuar në treg një album që nuk përmban më shumë se tetë këngë.

Shumica e këngëve të saj janë këngë të lehta dhe jo këngë të cilat jemi mësuar zakonisht t’i dëgjojmë nga kjo këngëtare.

Me këtë album Adelina rikthehet në skenë pas një pauze gjatë gjithë vitit 2007, ku ajo ishte detyruar të pushojë për shkak të sugjerimeve të mjekut të saj.