Agim Cana, në një intervistë për mediat shqiptare ka zbuluar shumëçka rreth jetës së Lorikut.

Sipas Agimit, Loriku nuk ka sjellë kur në shtëpi ndonjë femër, ngase asnjëra prej të dashurave të kapitenit të Kombëtares shqiptare, nuk ishin të denja.


Në këtë formë duket se për Canën nuk ishte e denjë këngëtarja Adelina Tahiri, por as modelja shqiptare, Zana Krasniqi.

“Kjo për ne nuk ka qenë një risi. Mos ta teproj, po mundohem të jem modest, por Loriku gjatë karrierës së tij ka pasur mundësi të takohet me lloj-lloj vajzash nga lloj-lloj nacionalitetesh e kulturash.

Monika ka qenë e vetmja, e para dhe e fundit që ka jetuar 2 vjet me të. Loriku nuk ka sjelle kurrë një vajzë në shtëpi, sepse nuk mundesh ta sjellësh në shtëpi secilën vajzë dhe t’iu thuash prindërve ‘këtë do ta martoj’”.

“Monika ka qenë e njëjta sikur këto të gjitha të tjerat. Por, me kohë lindi edhe dashuria, lindi besimi. Kështu që ajo tek ne ka qenë e mirëseardhur prej ditës së parë”.

Ndryshe, Cana është i martuar me modelen italiane, Monika me të cilën ka djalin e pagëzuar, Boiken. /Telegrafi/ Kolona.al/