“Kam ndërmend të merrem me politikë”, ka thënë Adelina, ndërsa e pyetur nëse do të ndjekë shembullin e Çiljetës dhe në cilin krah të politikës do angazhohet, diva shqiptare është përgjigjur:

“Unë nuk kopjoj askënd. Nuk angazhohem në asnjë krah të politikës, qoftë djathtas, qoftë majtas. Nuk ndjek as shembullin e Çiljetës që u përfshi në Partinë e Demokratike Shqiptare dhe as Chicholinës dikur, që e afroi në politikë Berlusconi. Thashë që unë jam Adelina Ismaili dhe do bëj partinë time”.


Sa i përket anës muzikore, Adelina ka thënë se aktualisht është duke realizuar një videoklip të ri. /Telegrafi/