Site icon Telegrafi

Adebayor ndëshkohet me të kuq pas ndërhyrjes ‘kung-fu’ ndaj kundërshtarit

Emmanuel Adebayor u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një ndërhyrje të tmerrshme në stilin “kung-fu” në një ndeshje për klubin e ri Olimpia në Paraguai.

Ish-ylli i Ligës Premier u bashkua me klubin e 11-të në karrierë e tij kur nënshkroi me klubin paraguaian, Olimpia, në muajin shkurt.

Ai ende nuk ka shënuar për ekipin e tij të ri, por ka arritur të lë gjurmë tashmë me një ndërhyrje brutale ndaj kundërshtarit.

Lexo po ashtu Adebayor befason të gjithë – nënshkruan me Olimpian në Paraguai dhe bashkëlojtar do ta ketë Santa Cruzin

Adebayor u ndëshkua me të kuq direkt pas një ndërhyrje në stilin “kung-fu” ndaj lojtarit Enzo Coacci të klubit Defensa.

Coacci arriti në top së pari para se sulmuesi nga Togo të ngrite këmbën shumë lartë dhe me thumba të këpucës ta godiste kundërshtarin në kokë.

Është e panevojshme të thuhet, por ndërhyrje e pamatur e Adebayorit bëri që të vërshohen rrjetet sociale nga postimet e ndryshme.

36-vjeçari shkoi më vonë në Twitter, duke kërkuar falje për ndërhyrjen e tij të cilën e quajti “Jackie Chan”. /Telegrafi/

Exit mobile version