Sipas të dhënave të policisë së nga dëshmitë e personave që kanë qenë ish-punonjës në këtë firmë, është përmendur edhe historia e debatit të të dëmtuarës me një vajzë.

Nga ana e policisë sqarohet se menaxherja ka pasur një konflikt shumë të ashpër me një vajzën nga Vlora, të cilën e ka pushuar nga puna.


Vetë lloji i krimit futet në kategorinë e veprave penale të nxitura nga inati. Por, ende është mister identiteti i autorit të ngjarjes.

Momentalisht nuk ka ende asnjë të dhënë, me përjashtim të identikitit të dhënë nga vetë 27-vjeçarja dhe halla e saj. Agresori ishte veshur me pantallona të shkurtra dhe në kokë mbante një kapelë. Policia ka marrë në pyetje rreth 13 persona, të cilët janë të hequr nga puna ose të afërm të tyre.

Vilma Dule prej tre vitesh ishte pjesë e kompanisë italiane, që operon në fushën e Call Center. Mësohet se vajza ishte pjesë e administratës dhe detyra e saj është menaxhere e burimeve njerëzore.

Vilma Dule është me origjinë nga Vlora dhe jetonte me qira në një banesë në afërsi të Fakultetit të Inxhinierisë. Vajza ka mbaruar studimet në fakultetin e Drejtësisë. Në dëshminë e dhënë për policisë ajo është shprehur se autori është paguar që ta digjte me acid në fytyrë. Ndërsa, ka pohuar se në punë ishte mjaft e rreptë dhe ka bërë lëvizje në staf, transmeton SHO.

Vetëm brenda këtij viti, nga kompania italiane ishin larguar nga puna rreth 35 persona.

“Janë bërë disa lëvizje të ndryshme në punë dhe dyshoj se kjo ngjarje është e lidhur me këtë fakt. Atë djalin nuk e njoh dhe nuk është punonjës tek kompania ku unë punoj. Por, nëse e shikoj mund ta identifikoj”, ka përfunduar rrëfimi i 27-vjeçares. /Telegrafi/