Një këshilltar presidencial i Volodymyr Zelenskyt ka kritikuar kryeministrin hungarez, duke e quajtur pozicionin e tij “absurd” dhe një “poshtërim të qëllimshëm të Evropës”.
Reagimi i tij vjen pasi Viktor Orban tha ditë më parë se Ukraina nuk mund ta fitojë luftën, duke komentuar se nuk do të kishte “asnjë fitore për ukrainasit e dobët në fushën e betejës”.
Ai shtoi se ishte i shqetësuar për shpëtimin e jetëve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Dhe këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha: “Nëse kryeministri hungarez është me të vërtetë i shqetësuar për viktimat, ai duhet të telefonojë ‘mikun e tij Putin’ dhe t’i kërkojë atij të tërheqë forcat e armatosura ruse nga kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës”.
Qëndrimi publik i zotit Orban përbënte “mirënjohje të veprimeve terroriste të Rusisë” dhe “fyerje” të ligjit ndërkombëtar, shtoi ai.
Ndonëse fillimisht ai dënoi pushtimin e Rusisë, kryeministri hungarez është parë si një fqinj jombështetës i Ukrainës, duke refuzuar të sigurojë ndonjë pajisje ushtarake dhe duke kritikuar sanksionet e BE-së kundër Moskës.
Midis Hungarisë dhe Ukrainës ka pasur “ndjenja të këqija” për shkak të trajtimit të pakicës hungareze që jeton në perëndim të Ukrainës. /Telegrafi/