LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Masakra e Reçakut ishte moment kthese për botën demokratike, po bëhej krim kundër njerëzimit

Abdixhiku: Masakra e Reçakut ishte moment kthese për botën demokratike, po bëhej krim kundër njerëzimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se masakra e Reçakut ishte moment kthese për botën demokratike.

Ai përmes një deklarate për medie, në 23 vjetorin e masakrës së Reçakut, përkujtoi burrat e gratë, fëmijët e pleqtë që përjetuan krimin më mizor në janarin e vitit 1999, në Reçak.

“23 vjet më parë, në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit, ndodhi Masakra e Reçakut, njëra ndër krimet më makabre të regjimit serb mbi popullatën civile të Reçakut.  Akti barbar e çnjerëzor i shtetit serb mbi njerëz të pafajshëm alarmoj opinionin ndërkombëtar, madje ish-Ambasadori i OSBE-së, William Walker i tronditur e pa me sytë e tij këtë ngjarje të tmerrshme. Ai mbajti gjallë sensibilizimin ndërkombëtar për këtë krim monstruoz të kryer nga Serbia”, shkroi Abdixhiku.


Tutje, ai shtoi se “Vrasja dhe masakrimi i 45 civilëve të Reçakut ishte moment kthese dhe tronditje për botën demokratike, ngase po bëhej krim kundër njerëzimit mu në mes të Evropës, për çka edhe dy muaj më pas filloj intervenimin ushtarak”.

“Në këtë përvjetor dhe jo vetëm, ne përkulemi dhe kujtojmë me nder e krenari secilin martir të rënë për lirinë e Kosovës në Reçakun e vitit 1999, e gjithandej Kosovës. Lavdi e përjetshme për të rënët në masakrën e Reçakut”, shkruan ai.

Sot, anëtarë të Kryesisë, Dega e LDK-së në Shtime e familjarë bënë homazhe para Kompleksit Memorial në Reçak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori