Edhe ju keni frikë se po kalojnë vitet, e do të mbeteni pa martuar? Ja disa këshilla të dobishme të cilat duhet t’i dini.
Viteve të fundit një numër gjithnjë e më i madh i femrave ankohen se nuk mund ta gjejnë një mashkull që dëshiron të lidhet me to me martesë.
Në anën tjetër edhe meshkujt ankohen se femrat janë bërë tepër të pavarura dhe e shtyjnë gjithnjë e më shumë moshën e martesës. Situata nuk është e thjeshtë, por nuk është as kaq e komplikuar, sa duket.
Nuk piqen të gjithë me të njëjtën shpejtësi
Kur mund të thuhet se dikush është i gatshëm për martesë? Në fund të njëzetave, në fillim të viteve 30 të moshës, apo kur? Njerëzit e ndryshëm piqen me shpejtësi të ndryshme. Dikush është i gatshëm për martesë në të njëzetat, e dikush tjetër nuk është i gatshëm as në moshën 50 vjeçare. Pra, “po”-në vendimtare duhet ta thoni kur jeni të gatshëm për një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.
Nuk duan të gjithë të kenë fëmijë
Njëra ndër arsyet kryesore pse njerëzit vendosin të martohen, është që të kenë fëmijë. Por, çka mund të thuhet për njerëzit që nuk duan të kenë fëmijë? Pse ata nuk mund të martohen për shkak se duan, e jo për shkak të fëmijëve dhe orës biologjike? Mos harroni se njerëzit janë të ndryshëm dhe se këto dallime duhen vlerësuar.
Nuk ekziston afat kohor
Nuk ka afat kohor për t’u martuar. E dimë se femrat kanë një kohë të caktuar kur mund të lindin fëmijë, por në këtë rast jemi duke folur për martesën, si të tillë. Nevojitet kohë për ta gjetur personin adekuat. Përsëri vijmë te pohimi se njerëzit janë të ndryshëm. Me rëndësi është që ta gjeni personin adekuat, e jo të martoheni vetëm se dikush ju thotë se ka ardhur koha për një gjë të tillë.
Presioni i shoqërisë nuk është arsye e mirë për martesë
Jo rrallë, rrethi ushtron presion të paparë te njerëzit e moshës 30-40 vjeçare, duke iu thënë se duhet gjithsesi të martohen. Ky është motivi më i keq për martesë edhe pse ekspertët thonë se shumë martesa bëhen si rezultat i këtij presioni. Gjasat për shkurorëzim në një rast të tillë janë tepër të mëdha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjëja e parë që shihni në foto tregon se cila është frika juaj më e madhe

Cilat lule mbillen në mars? Do të keni një oborr si në një përrallë
Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)

A kanë lëkurë të zezë arinjtë polarë poshtë gëzofit të bardhë?
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Akrepit do të pendohej nëse do të ndahej
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja