Emri i saj ka kuptim për fëmijët e viteve ’90, por jo për ata të sotmi. Mara Wilson, sot 28 vjeç, ka një përvojë të gjatë në kinema. Mirëpo, ajo është zhdukur nga skena për një arsye tragjike.

Ajo ishte vetëm 6 vjeç në vitin 1996 dhe kishin kaluar vetëm 6 muaj nga interpretimi në filmin “Matilde”, kur humbi nënën e saj. Kjo traumë e pengoi të ndiqte karrierën e saj.


“U bëra shumë shpejt e famshme. Pas vdekjes së nënës time doja të isha një fëmijë normal si gjithë të tjerët. Më pëlqen ende të interpretoj, por për të qenë një aktor i mirë duhet të trajnohesh çdo ditë”, ka thënë Wilson, e cila sot e kalon një pjesë të mirë të kohës duke shkruar.