A është ky Samsung Galaxy S4? (Foto)

Fotografia në të cilën shihet një model i ri i telefonit të Samsung është postuar nga Sammobile, ndërsa madhësia e ekranit të këtij modeli është 4.99 inç në teknologjinë Super AMOLED Full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.
Karakteristikat tjera të mundshme të Samsung Galaxy S4 përfshijnë edhe procesorin quad core 2GHz Samsung Exynos 5450 dhe Mail-T658 GPU, 2GB RAM, kamerën e pasme me 13MP si dhe atë frontale me 2MP.
Samsung Galaxy S4 thuhet se do të vijë me Android 4.2.1, dhe më shumë detaje për modelin më të ri të Samsung mund të ketë gjatë javës së ardhshme në CES 2013, apo edhe në Kongresin Botëror Mobil të këtij viti. / Telegrafi /
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































