Ylli i hip-hopit dhe ish-e dashura e tij, Shaniqua Tompkins, kanë luftuar në gjyq për shtëpinë e reperit në Long Island të New Yorkut, ku kanë jetuar Tompkins dhe dhe djali i tyre 11-vjeçar, Marquise, ndërsa kjo shtëpi ishte djegur në maj.

Reperi aktualisht e akuzon Tompkins për shpifje, pasi ajo kishte deklaruar se 50 Cent ia kishte vënë zjarrin shtëpisë.

“Ajo është mësuar të harxhojë shumë dhe tani që nuk është me mua, po e shfrytëzon djalin që të merr para. Asaj i nevojiten shumë më tepër sesa paguaj unë. Prandaj dëshiron të më lëndojë me shpifje”, ka thënë reperi.