LAJMI I FUNDIT:

“32 zyrtarë shtetëror kanë dorëzuar ankesa për shkarkimin e tyre”

“32 zyrtarë shtetëror kanë dorëzuar ankesa për shkarkimin e tyre”

Shtatë anëtarët e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit në seancën publike rishikuan ankesat e dorëzuara nga ana e 32 zyrtarëve shtetëror të cilët kanë qenë të punësuar në sekretariatin e përgjitshëm në qeveri.

Ankesën e parë e ka dorëzuar zyrtari administrativ nga Kërçova, Dimçe Stojanovski, për shkak të fillimit të procedurës disiplinore për ndërprerjen e marrëdhënies së punës nga ana e sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ish-udhëheqësja e Qendrës për Punësim në Shkup, Sllobodanka Aleksovska, ka dorëzuar ankesën e dytë tek Komisioni për antikorrupsion, në të cilën thekson se ushtruesja e detyrës – drejtorja e Agjencisë për Punësim, në kundërshtim me ligjin ka rivendosur Aleksovskën nga pesë pozicione, ndërsa ka hapur edhe procedurë disiplinore kundër saj dhe ka sjellur vendim për pezullimin e saj.


Në seancë u vendos që anëtarët e Komisionit për antikorrupsion të drejtohen tek institucionet dhe të kërkojnë përgjigje në afat prej 15 ditëve për ankesat e dorëzuara.

Kryetari i Komisionit për antikorrupsion, Igor Tanturovski, në pyetjen në lidhje me ankesën e dorëzuara nga ish-drejtori i Agjencisë për planifikim hapësinor, Ljupço Georgievski, për shkeljen e Ligjit Zgjedhor, tha se procedura është në vazhdë.

Tanturovski theksoi se të gjitha seancat në të cilat do të diskutohen ankesat për shkeljen e Ligjit Zgjedhor do të jenë publike. Ndërsa nuk deshi të jep detaje për raportin që Komisioni e ka dorëzuar në qeveri./Telegrafi/

Komisioni për antikorrupsion ka përgatitur raport për korrupsionin në pesë vitet e fundit
Lexo po ashtu Komisioni për antikorrupsion ka përgatitur raport për korrupsionin në pesë vitet e fundit

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori