LAJMI I FUNDIT:

300.000 dollarë pikën prej qiellit

300.000 dollarë pikën prej qiellit

Hapja e derës së një automjeti të blinduar dhe shpërndarja e rreth 300 mijë dollarëve në rrugë, në qytezën Columbus të shtetit amerikan Ohio, krijoi kaos pasi qytetarët ndaluan automobilat e tyre për t’i mbledhur paratë. Ata arritën t’i “grumbullojnë” rreth 100.000 dollarë.

Incidenti, i cili dukej sikur në xhirimet e ndonjë filmi aksion, i shkaktoi telashe policisë në Whitehall dhe auto shërbimit të blinduar “Garda”, shkruan ueb faqja “Columbus Local News”. “Rruga u mbulua me dollarë”, deklaroi komandanti i policisë Dan Kelsko.

Shoferi i automjetit të blinduar nuk e dinte se në njërin nga thasët që po transportonte kishte para të gatshme. Ai e harroi derën mbrapa hapur dhe vazhdoi rrugën, njoftoi policia. Ndërkohë thesit me para iu çel gryka dhe dollarët filluan të fluturojnë nëpër rrugë.

Disa njerëz i ndihmuan policisë për të rregulluar trafikun, ndërsa katër veta ia dorëzuan policisë rreth 9.000 dollarë. Policia arriti t’i mbledhë më shumë se 200.000 dollarë, por rreth 100.000 tjera u zhdukën, tha Keslo. /Telegrafi/