Ai është një ndër reperët më të pëlqyer të gjeneratës së vjetër.
2po2 ka sjell ndër vite shumë hite dhe vazhdon ta bëjë këtë përgjatë karrierës së tij të suksesshme.
Teksa i ka qëndruar besnik stilit të tij në kaq kohë, së fundmi reperi ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamjen e jashtme, i cili nuk kaloi pa u vënë re nga fansat.
Bëhet fjalë për zgjatjen e flokëve në pjesën e pasme dhe të lidhura – gjë e cila ka bërë që reperi të marrë pamje krejt tjetër.
Një stil të ngjashëm flokësh vite më parë e kishte praktikuar nipi i tij, reperi i njohur Capital T.
Derisa pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, duket se ky ndryshim i ri nga 2po2 ka qenë i duhuri për reperin prishtinas. /Telegrafi/