26 raste të reja dhe katër viktima nga Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e kaluara në Klinikën Infektive në Shkup, kanë ndërruar jetë 4 pacientë të infektuar me coronavirus.
Bëhet fjalë për një 79-vjeçar nga Shkupi, një 58-vjeçar nga Velesi, një 67-vjeçar nga Prilepi dhe një tjetër 63-vjeçar nga Shkupi.
MSH informon se në 24 orët e kaluara me coronavirus janë regjistruar 26 raste të reja, prej të cilëve 4 në Shkup, 11 në Kumanovë, 3 në Pripel, 4 në Tetovë, 2 në Veles, 1 në Koçan dhe 1 në Probishtip.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 854 persona, ndërsa sipas vendbanimeve:
- Shkup - 316
- Kumanovë - 211
- Dibër - 49
- Shtip - 27
- Prilep –75
- Tetovë - 37
- Strugë - 43
- Velesi - 32
- Manastir – 9
- Ohër – 4
- Kavadar - 3
- Gostivar -8
- Gjevgjeli - 4
- Strumica - 2
- Kriva Palanka - 3
- Radovish - 4
- Krushevë - 3
- Koçani - 22
- Probishtip - 2




















































