Këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka provokuar një stuhi reagimesh në profilin e tij në Twitter duke publikuar foto nga qytetet e Rusisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ka publikuar disa fotografi, sipas të cilave shihen disa shkrime, disa në mënyrë dixhitale, disa klasike, ku shkruhej: “23 mars. Pika fillestare. Shikojini lajmet”.
Gerashenko ndau fotot dhe pyeti ndjekësit e tij: “A ka ndonjë ide se çfarë mund të thotë kjo?”.
"23rd March
Starting point
Follow the news"These ads appeared in Russian cities.
Any suggestions what they might mean? pic.twitter.com/hmZGUN7Cz6
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) March 23, 2023
Dhe një nga komentuesit në profilin e Gerashchenkos supozoi se kjo mund të nënkuptojë fillimin e një mobilizimi të ri që duhet të shpallet diku atë ditë.
“Po mbërrijnë përforcime në formën e tankeve të vjetër sovjetikë T-54. Për ta drejtuar atë tank duhen katër persona. Prandaj duhet një mobilizim i ri”, përfundoi ai.
Një gjë e tillë vjen në kohën kur themeluesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, po përgatitet të reduktojë operacionet në Ukrainë.
Kështu ka raportuar mediumi amerikan, Bloomberg, duke cituar burime të mirinformuara.
Prigozhin po lufton me mungesën e mercenarëve dhe municionit në Ukrainë pasi iu ndalua rekrutimi nga burgjet ruse dhe furnizimi me armatim.
Trupat e Wagnerit deri më tani kanë dështuar të në objektivin e tyre kryesor – qytetin ukrainas të Bakhmut – me gjithë përpjekjet dhe humbjet marramendëse.
Ndryshe, Prigozhin kohët e fundit ishte parë si pasardhës i presidentit rus, Vladimir Putin. Por ky i fundit raportohet se ka urdhëruar që të minimizohet suksesi i Wagnerit. /Telegrafi/