LAJMI I FUNDIT:

Me 20 shembuj të veçantë, Ford përfundon prodhimin e modelit GT

Me 20 shembuj të veçantë, Ford përfundon prodhimin e modelit GT

Njëzet shembujt e fundit të modelit super sportiv GT i dedikohen fitores së Fordit në klasën LM GTE Pro në garën 24 orë të Le Mans të mbajtur në vitin 2016.

Para se t’i thoshte lamtumirë modelit super sportiv GT, prodhimi manual i të cilit përfundon në fund të vitit, Ford vendosi t’i kushtonte 20 shembujt e fundit kthimit në Francë, ku në vitin 2016 fituan garën LM GTE Pro në 24 Orët e famshme të garës së qëndresës në Le Mans.

Modeli që fshihet pas emrit GT LM Edition është frymëzuar nga vetura fituese GT nga skuadra amerikane e Fordit Chip Ganassi, e cila mbante numrin e fillimit 68, dhe ishte drejtuar në Le Mans nga amerikani Joey Hand, gjermani Dirk Müller dhe francezi Sebastien Bourdais.


Klientët do të mund të zgjedhin detaje të kuqe ose blu në kombinim me ngjyrën bazë të trupit, dhe ngjyra e zgjedhur do të transferohet në sediljen e shoferit dhe shumë detaje të tjera në kabinën e errët.

Në Dearborn, ata vendosën që targa e detyrueshme serike (00/20) do të bëhej nga boshti me gunga nga motori që fuqizoi Ford GT të vendit të tretë në Le Mans në vitin 2016.

Ashtu si dhjetë edicionet e mëparshme speciale, Ford GT LM Edition fuqizohet nga një motor 3.5-litërsh biturbo V6 i vendosur në qendër me 660 kuaj/fuqi dhe 746 Nm çift rrotullues maksimal, i cili shpërndahet në boshtin e pasmë nëpërmjet një transmetimi automatik me 7 shpejtësi. Të gjitha së bashku, kjo mjafton që “përbindëshi” i karbonit të arrijë shpejtësinë 347 km/h. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Auto
Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Auto
Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Auto
Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Auto
Kalo në kategori