2 korriku 1990 – themel i Pavarësisë së Kosovës
Deklarata e dy korrikut 1990 paraqet deklarimin e parë të Kuvendit (komunist) për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme socialiste në federatën Jugosllave.
Meqë atëherë isha punëtor i Kuvendit të KSA të Kosovës dhe kishim besim të plotë me grupin e delegatëve (deputetëve) shqiptarë, të prirë nga Muharrem Shabani, Bajram Kelmendi, Bujar Gjurgjealo, profori i nderuar Skender dhe shumë të tjerë, edhe ne disa kolegë ishim së bashku me delegatët, jashtë sallës dhe ndërtesës, para dyerve hyrëse të delegatëve kur u zhvillua ky akt historik që u lexua nga Bujar Gjurgjealo dhe u mblodhën 111 nënshkrime të tyre.
E gjithë kjo u zhvillua në kushte të shtetrrethimit të plotë. Ishin 4 "unaza" rrethuese nga forcat policore speciale që Qeveria federative e kroatit Ante Markoviq i kishte pasë sjellë kohë më parë në Kosovë.
Mbaj në mend shumë qartë, sikur të kishte ndodhur kjo ngjarje para pak orësh, e jo që kanë kaluar 24 vjet të plota. Sidomos më kujtohet prania e Christhyne Phon Chol, e verbër, me qenin e saj të bujshëm, si përfaqësuese e organizatës për të drejtat e njeriut, se si u mor nga policët në "bisedë informative", e shoqëruar nga z. Luljeta Pula. Në fakt, atëherë kjo zonjë ishte e vetmja përfaqësuese e institucioneve ndërkombëtare. Por, ajo kishte shpirtin e madh liridashës dhe dashurinë e madhe për lirinë e njerëzve, që aq shumë ishin shkelur e përdhosur dhe degraduar bë Kosovën e atëhershme.
Delegatët e atëhershëm meritojnë respekt dhe trajtim institucional. Meritat e tyre nuk mund të krahasohen me ato të deputetëve të sotëm, sepse janë shumëfish më të larta. Derisa këta janë bërë milionerë dhe nuk kanë asnjë rrezik as për vete dhe as për familjet e tyre, shumica prej të cilëve shikojnë se sa e si të pasurohen edhe më tepër, kanë varfëruar skajshmërisht shtetin e brishtë të Kosovës.
Delegatët e atëhershëm rrezikuan jetët e tyre dhe të familjeve, duke miratuar para hundëve të policisë dhe pushtetit Deklaratën e Pavarësisë më 2.korrik 1990, si dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990 në Kaçanik.
Lavdi i qoftë veprës së madhe të këtyre burrave e grave heroike që ishin delegatë të Kuvendit të Kosovës, atëherë, e që i vunë themelin e shtetësisë së Kosovës duke rrezikuar veten dhe familjet e tyre dhe duke u detyruar që ta lëshojnë vendin dhe të jetojnë në mërgim, në kushte tmerrësisht të padenja për përfaqësuesit e popullit dhe vetëflijimit të tyre atdhedashës e patriotik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë