Me 16 vite e 6 muaj burgim dhe gjobë prej 15 mijë e 500 euro janë dënuar T.S, A.B, S.R, F.R dhe A.R., të akuzuar për transportim të drogës nga Maqedonia e Veriut në Kosovë dhe anasjelltas.
Aktgjykimi ndaj pesë të akuzuarve u shpall të premten, nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.
I akuzuari T.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri vite, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “Blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
“Në dënimin me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 deri me datë 07.10.2022, si dhe me dënim me gjobë në shumë pesë mijë €uro (5.000 €), për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri vite e tetë muaj, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “Blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe dënim me gjobë në lartësi prej 3 mijë euro për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I akuzuari S.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri vite e tetë muaj, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “Blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe dënim me gjobë në lartësi prej 3 mijë euro, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në dënimin me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 16.12.2020 deri me 07.10.2022.
I akuzuari F.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muaj, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “Blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe dënim me gjobë në lartësi prej 1 mijë e 500 euro për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në dënimin me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 deri me datën 30.11.2021.
I akuzuari A.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri vite e tetë muaj, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “Blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe dënim me gjobë në lartësi prej 3 mijë euro për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në dënimin me burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 12.12.2020 deri me datën 07 tetor 2022.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/