Përfaqësuesit e rinisë nga të gjithat treva shqiptare u mblodhën në Shkup për të koordinuar aktivitetet dhe për të bërë një agjendë të përbashkët të shënuar në mënyrë sa madhështore 100 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Pjesëmarrësit në këtë takim iu bënë thirrje të gjitha subjekteve politike shqiptare nga të gjitha trevate ti bashkëngjiten kësaj iniciative, sepse, sic u konstatua, kjo iniciativë tejkalon ngjyrat partiake sepse një Jubile i tillë, 100 vjetori i Pavarësisë, duhet të jetë një pikë bashkimi për të gjithë.


Në këtë takim përfaqësuesit e Forumeve rinore u dakorduan që të organizojnë pesë aktivitete kryesore në pesë qendra shqiptare si dhe aktivitete tjera.
Takimi i radhës do të jetë në Prishtinë për të vazhduar këtë bashkëpunim të nisur sot në Shkup.

Përfaqësuesit e rinisë së subjekteve politike shqiptare u pritën edhe nga nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti. /Telegrafi/