Një nga gjërat më të çuditshme në treg sot është sigurisht “vlerësimi i virgjërisë" apo shitja e marrëdhënieve seksuale me një grua ose një burrë që kurrë në jetën e tij nuk ka praktikuar seks.

E arsyet për këtë janë të shumta – për disa, promovimi, e për të tjerë paratë e nevojshme për nevoja ekzistenciale të tilla si pagesa e arsimit apo drogës, dhe e treta, thjesht duan të fitojnë para, përcjell Telegrafi.


Më poshtë ua sjellim dhjetë shitjet më të shtrenjta të virgjërisë, së paku të publikuara në internet - historitë e tyre:

1. Lezbijka shet virgjërinë dhe pendohet

Rosie Reid, e deklaruara lezbike 18-vjeçare nga Britania e Madhe ka vendosur për të "shitur" himenin e saj për të siguruar të ardhura për shkollimin e saj. Kjo ishte përvoja e saj e parë seksuale me një burrë. Pas 2000 ofertave, fitoi një inxhinier i divorcuar, 44 vjeçar dhe baba i dy fëmijëve. E shuma që kishte paguar ai ishte rreth 8400 funte. Pas seksit, Rosie thuhet se ishte penduar për një gjë të tillë.

2. Për të provuar pafajësinë e saj

Alina Percee (18) nga Rumania e ka shitur virgjërinë e saj për rreth 8000 funte. Blerësi ishte një biznesmen italian, për të cilin ajo iu nënshtrua dy ekzaminimeve mjekësore gjatë së cilave mjeku duhej të konfirmonte nëse vërtet ishte e virgjër. Ai i pagoi fluturimin për Venecia, duke kaluar një ditë në një turne dhe një mbrëmje ishte rezervuar për seks. Siç ka thënë ajo, seksi i kishte pëlqyer, edhe pse kishte qenë “me dhimbje”.

“Nuk kishte të bënte me para, edhe pse do të më ndihmonin për kolegj. Nga njëra anë, shpresoja se do të takoja një burrë, sikurse Julia Roberts në filmin Pretty Woman”, ka thënë ajo.

3. Shiti "gjënë më të çmuar që kishte"

Një vajzë e re nga Siberia, përcjell Telegrafi, e njohur vetëm si Shatuniha kishte vendosur, sipas fjalëve të tij, për të shitur gjënë më të çmuar që ajo kishte, sepse ajo ishte e dëshpëruar për para.

Oferta e saj u botua në internet, duke paraqitur një dokument mjekësor, si konfirmim të virgjërisë.

Emri i blerësit është Evgeniy Volnov dhe informata tjera nuk ka, përveç shumës prej rreth 28 mijë dollarë. Ka pasur reagime ndaj lajmit të shitjes së virgjërisë, por policia refuzoi për të hetuar rastin me arsyetimin se "nuk është punë e tyre për të vënë në pikëpyetje moralin e dikujt".

4. Përfitoi rreth 28 mijë euro

Një studente nga Zelanda e Re, e cila e quajti veten "UniGirl" në moshën 19 vjeçe, kishte vënë në ankand virgjërinë e saj, prej nga fitoi 36 mijë dollarë. Ajo mori mbi 1200 oferta, dhe tha se reagimet ishin të paimagjinueshme.

5. Popullariteti në eBay

Cathy Cobblerson nga Teksasi virgjërinë e saj vendosi për ta ofruar në eBay, ku për seksin e parë me të kërkoi rreth 100 mijë dollarë. Ka të tillë që thonë se e gjithë historia ishte një gënjeshtër, përcjell Telegrafi.

6. Pas shitjes së virgjërisë, vendosi për të kërkuar edhe ofertën e martesës

Studentja braziliane Catarina Migliorini (24) virgjërinë e saj e shiti tri herë. Pas dështimeve të herës së parë dhe të dytës, për të tretën herë ajo kishte vendosur për diçka më interesante. Ajo kishte kërkuar më shumë – ofertë për martesë. Thuhet se fillimisht ajo është në bisedime me një arab të pasur. Vlera thuhet të ketë shkuar deri në 780 mijë dollarë.

7. Studentja e zbuluar

Studentja e mjekësisë Hanna Kern, e cila në internet është shtirur si Elizabeth Raine ka marrë një ofertë për virgjërinë e saj – rreth 800 mijë euro. Por pas identiteti i saj u zbulua nga studentët tjerë, ajo e kishte tërhequr ofertën e saj, përcjell Telegrafi. Ajo vendosi të përqendrohet në studime, edhe pse supozohet se "transaksioni" ishte kryer në fshehtësi.

8. Modelja e zgjuar

Graciela Yataco llogaritet si një nga më të zgjuarat vajza në botë për shitjen e virgjërisë. Modelja nga Peruja, në moshën 18-vjeçe kishte vendosur të shiste virgjërinë për të paguar shpenzimet mjekësore të nënës së saj, si dhe edukimin e vëllait të saj. Ajo fitoi një publicitet të madh, dhe oferta më e lartë kishte ardhur nga një kanadian anonim – hiq më pak se rreth 1,5 milionë dollarë. Në fund ajo ishte tërhequr.

9. Gjithsesi jo modeste

Modelja italiane Raffaela Fico në moshën 20 vjeç në internet ka ofruar çmimin për virgjërinë e saj - një çmim prej dy milionë dollarësh. Ajo tha se kurrë nuk kishte menduar për këtë, por duke parë se si disa vajza tjera kishin fituar mirë, vendosi të provonte veten. Edhe ajo në fund e kishte refuzuar ofertën.

10. Çmimi i lartë për një himen

Natalie Dylan vlerësoi virgjërinë e saj aq shumë sa që thuhet se kishte vendosur që të tërhiqte shpalljen, me gjithë faktin se ishin ofruar rreth 2,5 milionë funte.

Studentja 22-vjeçare nga Kalifornia thuhet se kishte ndjekur një rekord prej mbi 10 mijë njerëzve të cilët kishin ofertuar për kaluar një natë pasioni me të.

Kur shpallja ishte raportuar në shtator të vitit 2008, Natalie menjëherë kishte marrë oferta deri në 162.000 funte, shifër e cila ishte rritur shumë shpejt. Flitet për shifra të ndryshme, si më të lartat të ofruara. /Telegrafi/