Ndërtoni muskujt me shejk proteinash, mirëpo shikoni në etiketë a gjenden këta përbërës, të cilët do t’ju ndihmojnë të nxirrni dobi edhe më të mëdha nga pija e preferuar
Konsumimi i shejkut nga proteinat pluhur është mënyra e shkëlqyeshme që të ndërtoni muskuj të fuqishëm. Mirëpo nuk janë as të gjitha proteinat të cilësisë së njëjtë.
Për t’ju ndihmuar që të zgjidhni ato që më së shumti ju përshtaten, kemi pyetur nutricionistin Michael Russell, transmeton Telegrafi.
1. Yndyrat
Zgjidhni atë lloj proteinash të cilat përmbajnë tre gramë apo diç më pak yndyrë.
2. Hidrokarburet
Glukoza dhe shurupi i misrit janë hidrokarburet më të shpeshta në shumicën e proteinave pluhur. Proteinat më të shëndetshme janë ato të cilat përmbajnë më së shumti 5 për qind hidrokarbure.
3. Proteinat
Një masë proteine pluhur duhet të përmbajë së paku 20 deri 25 gramë proteina të pastra. Çdo gjë nën këtë masë do të thotë që ekzistojnë nutrienë të shumtë jo edhe aq të shëndetshëm në vetë pluhurin.
4. Whey-izolat vs koncentrati
Izolatet e proteinave sigurojnë proces më vëllimor të eliminimit të yndyrave dhe laktozit nga muskujt. Prandaj, nëse planifikoni të blini proteina të shtrenjta gjithmonë kini kujdes që izolati i proteinave whey është përbërësi i parë.
5. Dakalium fosfati dhe lecitina
Këta aditivë kimikë ndihmojnë që shejku juaj gjatë tundjes shndërrohet në tretje të lëmuar, jo në masë të pabarabartë.
6. Trekalcium fosfati
Ky përbërës përdoret edhe si implant për kocka. Në proteinën pluhur shtohet për të mos mbetur droçka kur t’i shtohet lëngu.
7. Polidekstroza
Mund të gjendet nën kategorinë e fibrave në etiketat e artikujve ushqimorë, mirëpo akoma nuk dihet a kanë në tërësi përparësi si edhe vetë fibrat.
8. Celuloza
Nëse shejku juaj ka një shije të trashë dhe të butë, ju mund të shtoni disa aditivë. Këtu janë përbërësit si karagenan, guar, ksantan dhe pektin, të cilët mund të krijojnë të njëjtin efekt.
9. Sukraloza
Ky përbërës është ëmbëltues i shkëlqyeshëm, i cili në vete nuk përmban asnjë kalori.
10. Papaina dhe bromelaina
Nëse proteina ju irriton stomakun, këta dy përbërës do të përmirësojnë punën e organeve digjestive. /Telegrafi/