LAJMI I FUNDIT:

​Reshitaj përmbyll vizitën në Vietnam

​Reshitaj përmbyll vizitën në Vietnam

Në ditën e fundit të qëndrimit në Vietnam, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj është takuar me Kryeshefen Ekzekutive të GEF-it, Naoko Ishii, të cilën e ka falënderuar për ftesën për pjesëmarrje në Asamblenë e 6-të dhe mikpritjen e treguar për delegacionin kosovar.

Në këtë komunikatën e MMPH, theksohet se gjatë këtij takimi është biseduar mbi projektet e ardhshme dhe mundësinë e qasjes së Kosovës në fondet e GEF-it.

“Maratonën e takimeve, Ministrja Reshitaj e vazhdoi me Presidentin e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, ku diskutuan mbi projektet investuese që BERZH po i financon në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në Kosovë. Ministrja Reshitaj është takuar edhe me Drejtorin e Green Climate Fund, Pa Ousman Jarju, me të cilin kanë diskutuar mbi sfidat globale të mjedisit dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen”, thuhet në këtë njoftim.


Ndryshe, në margjina të Asamblesë së GEF-it, Ministrja Reshitaj është pritur në një takim zyrtar nga Kryeministri i Vietnamit, Nguyen Xuan Phuc dhe Ministri i Resurseve Natyrore dhe Mjedisit të Vietnamit, Tran Hong Ha. Po ashtu është takuar edhe me udhëheqësit e agjencive të ndryshme të specializuara të Kombeve të Bashkuara, si me Drejtoren Ekzekutive të UN Habitat, Maimunah Mohd Sherif dhe me Drejtorin e UN Environment, Erik Sohleim, me të cilët u dakurduan që të vazhdojnë bashkëpunimin për avancimin e gjendjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor nëpërmjet realizimit të projekteve të përbashkëta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori