Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka pritur në takim pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”, me ç’rast ka theksuar se “ku është Amerika, është liria”.
Të pranishëm nga Batalioni “Atlantiku”, ishin Gani Shehu – komandant i ish-Batalionit Atlantiku dhe kryetar i Shoqatës Batalioni i Atlantikut, Mark Gjonaj, anëtar i parë shqiptar i zgjedhur në Këshillin Bashkiak të qytetit të Nju Jorkut, Bruno Selimaj, mbështetës financiar i luftës së UÇK-së dhe Batalionit “Atlantiku”, gjeneral Skënder Doçi.
Në fjalën e tij, Lladrovci ka theksuar se “rezistenca jonë, ka filluar që ditën e okupimit nga Mbretëria jugosllave, rezistenca jonë ka vazhduar gjatë reformës agrare kur na merreshin tokat dhe dëboheshim për Turqi, ne kemi vijuar t’i rezistojmë edhe komunizmit dhe spastrimeve gjenocidale të komunizmit jugosllav. Kemi bërë rezistencë kur bota komuniste ka heshtur, me rezistencën e parë antikomuniste në Evropë, me Shaban Polluzhën, për të vijuar deri në vitet e ’80-ta dhe ‘90-ta”.
Ai foli rreth suksesit të UÇK-së, “sepse, ne patëm udhëheqës të sakrificës, me urdhrin: Ejani pas meje, siç ishte Komandanti ynë legjendar Adem Jashari”, për të shtuar se “ne jemi popull me fat, se në mesin tonë u rritën djemtë e vajzat që nuk pyetën për forcën ushtarake serbe as supremacinë diplomatike serbe”.
Po ashtu hyri në historinë e marrëdhënieve ShBA-Kosovë, deri në ditët e sotme, duke theksuar se jemi të bekuar me miqësinë e Amerikës, miqësi të cilës i kontribuuan edhe shqiptarët që jetojnë në Amerikë.
“Jam krenar sot, të flas para jush, sepse, as ata nuk do të na ndihmonin, nëse Ju, djem e vajza të lindur e rritur në Amerikë, shembull përkushtimi me ndihma financiare dhe ushtar të devotshëm, nuk do të ishit rreshtuar krahas nesh dhe idealeve tona për liri. Ju, ushtar dhe udhëheqës të Batalionit ‘Atlantiku’, jeni zemra dhe krenaria jonë në Amerikë”, potencoi Lladrovci.
“Sot, jam i nderuar të jem mikpritës i juaji, ju jeni në shtëpinë tuaj, në Drenas dhe Drenicë, zemrën e kombit shqiptar, të cilën, e nderuat me ardhjen tuaj në vijat e para të frontit, për çlirimin e Kosovës, edhe sot me vizitën Tuaj në Drenas”, ka theksuar Lladrovci, duke shtuar se duhet të jenë krenar, me angazhimin e tyre, jetën dhe synimet e tyre, sepse ceku ai, ne ju duam dhe respektojmë, për gjithçka që bëni për atdheun Tuaj, për familjet Tuaja, pavarësisht distancës dhe të një oqeani ndërmjet nesh.
Po ashtu, pas takimit, së bashku kanë bërë homazhe dhe vendosën kurora me lule para shtatoreve të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, ku kryetari Lladrovci i njohu për projektin e Sheshit, ku do të vendosen shtatoret e heronjve, si dhe sheshin e ri, i cili do të quhet “Miqtë e kombit shqiptar”, ku parashihen shtatoret e ish-presidentëve Klinton, Bush, ish-kryeministrit Bler dhe kancelares Merkel, në shenjë nderimi dhe respekti për përkrahjen për çështjen e Kosovës, gjatë luftës së çlirimit të vendit dhe shtetformimit.
Pas kësaj vizite në Drenas, Lladrovci me pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”, kanë shkuar për vizitë në Prekaz, te Memoriali i Jasharajve./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dita e Verës, nis përgatitja për festën që mbledh shqiptarët në Elbasan

Aggeler për interpelancat ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor: Jemi duke e ndjekur nga afër procedurën

Operatorët kryesorë në Shqipëri mbyllin aksesin në TikTok, vendimi i qeverisë nis të zbatohet

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker