Është hapur panairi i bletarisë në Gjilan, me prodhues vetëm nga kjo komunë. Në hapjen e tij, është parë interesim mjaftë i madh i të interesuarve. Për tri ditë me radhë produktet bujqësore dhe prodhimet e bletës, të gjithë mund ti shohin nga afër.
Në hapjen e tij, kryetari i kësaj Komune, Lutfi Haziri duke inkurajuar prodhimet e bletarisë e në përgjithësi të bujqësisë gjilanase, është zotuar se Komuna e Gjilanit është përherë afër fermerëve.
“Ju inkurajoj juve prodhuesve të bletarisë, por edhe prodhuesve të tjerë që të vazhdoni me investime në bujqësi dhe nga këtu sikur edhe më herët ju garantojmë që Komunën e keni mbështetëse në të gjithë programet e bujqësisë. Bujqësia dhe regjioni ynë janë të lidhura historikisht në zhvillim, ndërsa agro-industria është baza kryesore e zhvillimit në Komunën e Gjilanit dhe do të jetë baza kryesore e zhvillimit edhe në të ardhmen. Kështu që kushtet e prodhuesve vendor në bujqësi, duke marrë parasysh subvencionet e Komunës, të Qeverisë, Donatorëve dhe partnerëve si Riinvesti është më e lehtë të krijohen lehtësira dhe prodhim, e që domosdo ndikon edhe në punësimin e qytetarëve”, ka thënë Haziri.
Ai theksoi se shkolla e bujqësisë e cila pa dashjen time është dal në periferi, në kushte të mira, por edhe më tutje nuk është atraktive të absorboj kërkesat edhe pse drejtoria e arsimit po promovon këtë shkollë që të shkojnë atje nxënësit, por derisa shkolla nuk bëhet atraktive – tërheqëse për fëmijët tanë problemet janë të kësaj natyre.
Ndërsa, Ismail Januzi, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, ka thënë se ky është panairi i bletarisë i cili po organizohet në bashkëpunim me Institutin e Riinvestit me pjesëmarrës të prodhuesve të bletarisë gjilanase, për të promovuar produktet e bletarisë.
“Është ky panair që është organizuar nga Komuna e Gjilanit dhe Instituti Riinvest, e që ka për qëllim të bëjë promovimin dhe shitjen e mjaltit të Komunës së Gjilanit. Këtë vit si projekt me Riinvestin kemi vetëm promovimin e bletarëve nga Komuna e Gjilanit edhe pse ndoshta jemi pak borxhlinj të komunave përreth por gjatë të ardhmes do të bëjmë edhe një të tillë regjional”, ka thënë Januzi.
Ndryshe në këtë panair kanë marrë pjesë 15 prodhues, e nga ta kishte edhe nga komuniteti serb, ndërsa interesimi ishte edhe nga shumë qytetarë, por edhe nga nxënësit e shkollës së bujqësisë dhe përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë gjilanase. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës