АSHMAA: Sitel, Alfa, Kanal5, Kanal5 Plus dhe TV Nova nuk i respektojnë parimet për raportim objektiv
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale, e publikoi raportin e parë nga mbikëqyrja e përfaqësimit mediatik pas shpalljes së Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016, për periudhën 15 – 24 prill, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Pesë shërbime programore televizive – Sitel, Alfa, Kanal5, Kanal5 Plus dhe TV Nova nuk i respektojnë parimet nga neni 61 i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale, sidomos atë me të cilën kërkohet raportim objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve me trajtim të barabartë të pikëpamjeve dhe mendimeve të ndryshme dhe mundësim që publiku lirshëm të formojë mendime për ngjarje dhe çështje të caktuara (alineja 9)“, qëndron në njoftim.
„Tek TV Alfa, TV Kanal5, TV Kanal5 Plus dhe TV Sitel, vërehen artikuj të ndërlidhur me krizën politike, me aktivitetet e organeve shtetërore dhe me promovimin e masave nga programi zgjedhor i VMRO-DPMNE në përpunimin e të cilëve mediat shfaqin mënyrë të njëjtë apo të ngjashme të raportimit, përpunojnë/theksojnë teza dhe qëndrime të njëjta (të vetat ose të ndërmarra nga media vendore ose të huaja, përfaqësues të partive), po madje përdorin edhe xhirime të njëjta (të huaja) si material ilustrues, që jep indikacion për përputhje në politikën e tyre redaktuese. Kjo është në kundërshtim me parimin e mëvetësisë, pavarësisë dhe përgjegjësisë së redaktorëve, gazetarëve dhe autorëve tjerë gjatë krijimit të programeve dhe krijimit të politikës redaktuese nga neni 61, paragrafi 1, alineja 13, i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale. Edhe një ngjashmëri te këto katër televizione është që i përdorin nëntitujt që përmes tyre të transmetojnë qëndrime (të veta, të politikanëve, të mediave tjera dhe të ngjashme) përmes të cilëve e theksojnë tonin dhe kornizën negative për LSDM dhe aktivitetet e “Protestoj”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Te këto katër televizione, vërehet tendenca e cila nëse vazhdon në drejtimin e njëjtë, do të rezultojë me raportim në funksion të paraqitjes zgjedhore mediatike të partive në pushtet. Bëhet fjalë për storiet në të cilët raportet për promovimin dhe avancimin e bujqësisë nga programi zgjedhor i VMRO-DPMNE, paraqiten si politika të shtetit në këtë sferë, si dhe në storiet për aktivitetet e organeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal të cilët janë krijuar për tërheqjen e mbulimit mediatik“, shkruan në raportin e ASHMAA./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht