Emri i njeriut që urdhëroi kryqëzimin e Krishtit dhe që udhëhoqi gjyqin e tij, guvernatori romak famëkeq i Jerusalemit, u deshifrua vetëm tani në një unazë bronzi të gjetur gjysmë shekulli më parë, kur gërmuan në Herodion pranë Betlehemit në Bregun Perëndimor.

Gërmimet u drejtuan nga profesori Gideon Forster nga Universiteti Hebraik në Jerusalem në vitin 1967, si pjesë e përgatitjeve për hapjen e vizitorëve.


Ajo që u gjet ishte dërguar së fundmi tek ekipi që aktualisht po punon në këtë vend, dhe unaza është vetëm një nga mijëra objekte të gërmuara atje.

Emri u shfaq vetëm pas një pastrimi të kujdesshëm të unazës dhe pasi u fotografua nga një aparat i veçantë në laboratorin e Autoritetit Izraelit të Antikave.

Në unazën që konsiderohet të ketë shërbyer si vulë në gjuhën greke shkruhej "Pilati", emri i lidhur me guvernatorin romak Ponti Pilati. Ai përmendet në Dhiatën e Re si ekzekutues i Jezuit.

Ai ishte kreu i pestë romak në Jude dhe me sa duket më i rëndësishmi në mesin e tyre, dhe sundoi nga viti 26 deri 36, dhe sipas disa interpretimeve qysh nga viti 19.

“Ky emër ishte i rrallë në Izrael në atë kohë”, tha profesori Dani Schwarz për mediat izraelite.

"Unë nuk di ndonjë Pilat tjetër nga ajo periudhë, dhe unaza tregon pasurinë dhe statusin", tha profesori.

2 131

Unaza për vulosje e këtij lloji konsiderohet gjithashtu si statusi i kalorësisë të cilës Pilati i përkiste. Meqenëse është shumë e thjeshtë, hulumtuesit besojnë se guvernatori e përdori atë në punën e përditshme ose i përkiste një prej zyrtarëve të tij.

Ekziston një gur tjetër në të cilin mbishkrimi është Pilati, i cili gjithashtu lidhet me romakun famëkeq. Ai u gjet nga i njëjti profesor Forster. Kalaja pranë qytetit të Betlehemit u ndërtua nga mbreti Irod, i cili i dha emrin e tij.

Pas vdekjes së tij, u bë një varrezë e madhe, por pjesa e sipërme e kompleksit u përdor nga zyrtarët që sunduan Judën në atë kohë. Besohet se në kohën e Pilatit ishte selia e administratës. /kp/Telegrafi/