LAJMI I FUNDIT:

Memorandumi i përfaqësuesve të shqiptarë dërguar deputetëve italianë!

Memorandumi i përfaqësuesve të shqiptarë dërguar deputetëve italianë!

Revista “L’Orient”, në shërbim të Perandorisë Osmane, ka botuar – në versionin e saj në gjuhën frënge – gjatë fundit të muajit maj të vitit 1901 në faqen e tetë, memorandumin e përfaqësuesve të kombit shqiptar dërguar deputetëve italianë.

Revista shkruan se ky dokument është publikuar më parë në median “Corrispondenza Politica”.

Cilët përfaqësues e dërguan atë? Nga se druheshin bashkatdhetarët tanë? Cilat ishin kërkesat e tyre ndaj deputetëve italianë ?

Memorandumi i tyre vjen në vijim në shqip, si më poshtë:

“Zotërinj Deputetë,

Disa orë pranë Italisë, në bregun përballë detit Adriatik, në qendër të Evropës së qytetëruar; pavarësisht nga traditat e tij të lavdishme dhe origjina e tij e pastër pellazgo-latine, jeton në një gjendje thuajse primitive, populli shqiptar, më trimi midis të gjithë atyre që jetojnë në Gadishullin Ballkanik.

Popull i braktisur nga të gjithë, ai i nënshtrohet një qeverie çnjerëzore, rezistente ndaj çdo ideje të lirisë, drejtësisë dhe qytetërimit.

Atij i mohohet gjuha amtare, edhe pse filologët më të mëdhenj evropianë kanë gjetur në të rrënjë (idioma) të padiskutueshme të pellazgjishtesh, ndërsa, në të kundërt, janë themeluar aty shkollat të cilat mbrohen nga serbët, bullgarët, austriakët dhe grekët.

Për shkak se industria dhe tregtia i janë ndaluar shqiptarit, ai është i detyruar të jetojë si në kohën e fiseve pothuajse parahistorike, dhe duhet të përdorë forcën për tu ushqyer.

Ja pra, mbi këtë popull sa fisnik dhe fatkeq, por gjithmonë krenar që i përket racës së madhe latine (Mund të jetë lojë diplomatike e palës shqiptare), shtrihet dora grabitqare e Austrisë! Nëpërmjet mënyrave më tinzake, kompanive dhe shoqërive të ndryshme, ajo kërkon të zgjerojë dominimin e saj atje, kundër interesave italiane në detin Adriatik, dhe të drejtave të Shqipërisë, e cila, nëpërmjet cilësive të saj kombëtare, e meriton pavarësinë dhe lirinë e saj të plotë.

Xhuzepe Garibaldi, heroi i madh, ka thënë: ‘Çështja e shqiptarëve më përket. Sigurisht, unë do të jem shumë i lumtur për të vënë në shërbim pjesën tjetër të jetës sime për të mirën e këtij populli trim, sepse shqiptarët janë heronj që e kanë dalluar veten në çdo luftë për qytetërim’.

Parlamenti i Italisë, përfaqësuesit e popullit fisnik dhe të lavdishëm italian, të mbështesin pranë Fuqive të Mëdha, në emër të qytetërimit dhe të lirisë, në emër të vëllazërisë së madhe latine, në emër të të drejtave të shenjta të Italisë në detin Adriatik, iniciativën e njohjes së kombësisë shqiptare dhe kështu të marrë fund skllavëria turke! Pavarësia mbetet barrikada e vetme kundër ambicieve të Austrisë, Serbisë dhe Bullgarisë.

Dervish Bej Hima (përfaqësues i delegacionit të Komitetit të Shqipërisë Veriore)

Manlio Bennici (përfaqësues i 22 kolonive shqiptare në Itali dhe i Komitetit shqiptar “Pro Patria”)

Jashar Erebara (përfaqësues i delegacionit të rinisë shqiptare në Bukuresht)

Ibrahim Themo dhe Halil Zenel Beu (përfaqësues të delegacionit të shqiptarëve të Shqipërisë Jugore)

Ali Efendiu (përfaqësues i delegacionit të Vilajetit të Shkodrës)

Mahmud Lufta Beu (përfaqësues i delegacionit të shqiptarëve të Maqedonisë)

Ahmet Gani Beu (përfaqësues i delegacionit të shqiptarëve të Pejës, Shkupit dhe Prizrenit)”!

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France / Në shqip: darsiani.com

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori