Constantin Reliu nga Rumania, ka shkuar gjatë vitit 1992 për të punuar në Turqi dhe për afro dy dekada nuk i është lajmëruar familjes.
Pasi prej vitit 1999, bashkëshortja nuk pranoi asnjë lajm prej tij, mendoi se kishte vdekur dhe e nxori certifikatën se më nuk është i gjallë, transmeton Telegrafi.
Meqenëse kishte kaluar lejen e qëndrimit, Reliu ishte arrestuar nga forcat turke, për tu kthyer në vendlindje. Por, kur arriti nuk e gjeti vetën ‘në mesin e të gjallëve’, së paku jo në listat e banorëve të gjallë.
Ai bëri ankesë në gjykatë që të shqyrtohet çështja e tij, por me ligjet rumune kjo është tepër vonë dhe rasti është mbyllur.
“Jam zyrtarisht i vdekur, megjithëse jam i gjallë. Nuk kam të drejtë të punoj, nuk kam të ardhura, nuk kam çfarë të bëj”, ka thënë Reliu.
E tëra që kërkon ai, është të anulohet ky vendim dhe t’i mundësohet të kthehet në Turqi, ku ka një biznes të vogël. /Telegrafi/